Bordi Këshilldhënës

Mikra Krasniqi

Anëtar i Bordit Këshilldhënës

Mikra Krasniqi punon si ekonomist në zyrën ekonomike të qeverisë së Marylandit në SHBA. Në këtë pozitë, ai menaxhon dhe drejton një sërë projektesh rreth ekonomisë së rajonit dhe vendit në tërësi. Para se të angazhohej në qeveri, z. Krasniqi ka  punuar mbi tetë vite në sektor privat dhe në fushën e zhvillimit ndërkombëtar në organizata si Banka Botërore, Korporata Ndërkombëtare Financiare, Oda Ekonomike Amerikane në Washington DC, etj.
z. Krasniqi ka mbaruar studimet universitare e posuniversitare në universitetin George Mason dhe Universitetin e Harvardit në Boston. Ai ka publikuar ese  dhe analiza të ndryshme në mediumet ndërkombëtare dhe rajonale. z. Krasniqi jeton në Washington DC, SHBA.

 

GAP Donatorët

Swedish International Development Cooperation Agency National Endowment for Democracy Rockefeller Brothers Fund