Bordi Këshilldhënës

Chad Briggs

Anëtar i Bordit Këshilldhënës

Chad Briggs është ligjërues në RIT Kosovo ™ (A.U.K) dhe Johns Hopkins University, dhe  konsulent në GlobalInt LLC. Ai specializohet në politikën dhe sigurinë e energjisë dhe mjedisit, dhe gjithashtu jep mësim në kurset e luftës së informacionit dhe etikës së politikave. Dr. Briggs ishte më parë Kryetar i Minerva dhe Profesor i Energjisë dhe Sigurisë së Mjedisit për Forcën Ajrore të SHBA (Air War College) dhe një këshilltar i lartë për Departamentin e Energjisë të SHBA. Ai ishte profesor Fulbright në Budapest, Hungari (Universiteti Corvinus) dhe Berlin, Gjermani, dhe vitet e fundit ka punuar në Ukrainë për çështjet e sigurisë kibernetike dhe luftës hibride. Briggs ka përfunduar doktoraturën e tij në shkencat politike nga Universiteti Carleton në Ottawa të Kanadasë dhe gjatë studimeve të tij ishte një studiues vizitues në University College London. Ai gjithashtu ka studiuar në Irlandë, Hungari, Norvegji dhe Francë. Libri i tij më i fundit, Siguria në Fatkeqësi: Përdorimi i Inteligjencës dhe Planifikimit Ushtarak për Rreziqet e Energjisë dhe Mjedisit, do të botohet nga Cambridge University Press në vitin 2019.

 

GAP Donatorët

Swedish International Development Cooperation Agency National Endowment for Democracy Rockefeller Brothers Fund