Qeveria shkel pavarësinë e rregullatorit me operatorin serb të telefonisë

18/02/2016

Qeveria e Kosovës e ka obliguar Autoritetin e Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare që të lëshon autorizimin si operator i telefonisë mobile për ndërmarrjen e re 'MTS” D.O.O.

'Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar vendimin me të cilin udhëzohet Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare që të lëshojë autorizimin e përkohshëm dhe të kufizuar për operim të ndërmarrjet së re 'MTS” D.O.O. Vendimi do të hyjë në fuqi, ditën që autoriteti ndërkombëtar i telekomunikimeve do t'i ndaj Republikës së Kosovës kodin telefonik”, thuhet në njoftimin e qeverisë së Kosovës.

ueb-faqen e Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve është e regjistruar kompania MTS D.O.O, si shoqëri me pwrgjegjwsi te kufizuara. Pronar i saj figuron 'Telekom Srbija AD Beograd”. Person kontaktues në këtë kompani të regjistruar në Kosovë është Ilija Ivanoviæ.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci ka thënë se autorizimi do të jetë  i përkohshëm dhe i kufizuar. I njëjti, sipas tij, hynë në fuqi në ditën e njëjtë kur Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikimeve ia alokon Kosovës kodin telefonik shtetëror +383.

Vendimi vjen pas një marrëveshjeje të arritur në Bruksel në kuadër të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me të cilën Serbisë i garantohet prania e një operatori të telefonisë mobile në Kosovë.

'Ky vendim është në mbështetje të nenit 92 paragrafi 4 dhe 93 paragrafi 4 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës duke u bazuar në ligjin për ratifkimin e marrëveshjes së parë ndërkombëtare të parimeve që rregullojnë normalizimin e marrëdhënieve dhe marrëveshjes për telekomunikacionin në me stë Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë”, ka thënë ministri Stavileci.

MTS-ja do të jetë operator i telefonisë  mobile. Ky do të jetë operatori i tretë i telefonisë mobile në Kosovë, pas telefonisë mobile Vala dhe IPKO.

Bashkimi Evropian, në fillim të vitit 2016 kishte njoftuar se Austria ka aplikuar në ITU që Kosovës t'i ndahet kodi shtetëror telefonik konform marrëveshjes se Brukselit.