Ndikimi i Feronikelit në Eksport

30/03/2016

Sektori i nxjerrjes dhe përpunimit të metaleve, duke e përshirë edhe nikelin, është një ndër sektorët kyÇ të punësimit dhe eksportit. Në këtë sektorë, janë të punësuar rreth 1.5% të të gjithë të punësuarve në Kosovë. Në periudhën 2012-2015 eksporti i ferro-nikelit përbënte rreth 30% të eksporteve të Kosovës. Tregjet kryesore të eksportit për ferro-nikelin janë: Italia, India dhe Gjermania. Eksporti i ferro-nikelit bëhet kryesisht në formë të përpunuar dhe përdoret si lënde e parë për prodhim të materialeve të mëtutjeshme. Për shembull 2/3  e furnizimit global të nikelit përdoret për prodhimin e Çelikut të pandryshueshëm.

Figura 1 Eksporti i ferronikelit

Në katër vitet e fundit Kosova ka eksportuar rreth 378 milionë euro apo 147 mijë ton ferronikel. Rreth 45% e këtij eksporti është eksport i rregullt, ndërsa pjesa tjetër është ri-eksport. Një pjesë e këtij eksporti bëhet pasi që importohen xehe të ferronikelit.  Në periudhën 2012-2015 Kosova ka importuar rreth 93 milionë euro apo 1.7 milionë tonelata xehe. Prej tyre 99.7% janë import i përkohshëm i cili eksportohet pasi të përpunohet,  ndërsa vetëm 0.03% është për përdorim të brendshëm. Në periudhën 2010-2014, në Kosovë janë shfrytëzuar rreth 562 mijë ton në vit. [1]

Figura 2 Importi i rregullt dhe përkohshëm

 

Kriza e Çmimeve

Me 1 prill 2016, New Co Ferronikeli Complex, kompani e privatizuar në vitin 2006 në Kosovë, vendosi që të ndal përkohësisht prodhimin rrjedhimisht eksportin e ferronikelit. Sipas menaxhmentit të kompanisë, eksporti është ndalur për tre muaj, ndërsa të punësuarit do të paguhen 50% të pagës së tyre.[2] Arsyeje për ndaljen e prodhimit të përkohshëm janë rënia e Çmimit në berzën botërore si dhe nevoja për riparime në teknologji.[3]  

SiÇ mund të shihet edhe në grafin e mëposhtëm Çmimet e ferro-nikelit kanë ardhur vazhdimisht duke rënë.  Sipas Credit Suisse, në nëntor të vitit të kaluar, gjysma e prodhimit të nikelit në botë ishte duke funksionuar me humbje.[4] Arsyeje për rënien e Çmimeve janë: luhatjet në ekonominë kineze si njëra ndër prodhuesit më të mëdhenj të Çelikut (për prodhimin e Çelikut përdoret ferronikeli), ulja e investimeve në ndërtim në Kinë, ngadalësimi i rritjes së tregjeve në zhvillim.

Figura 3. Cmimet e ferronikelit në berzën botërore

Burimi: http://www.indexmundi.com/commodities/?commodity=nickel&months=12&currency=eur

Sipas analistëve financiar, nikeli është njëra ndër metalet Çmimi i së cilës mund të rritet shumë shpejt. Gjatë këtij viti Çmimi mund të rritet deri 20%, ndërsa vitin tjetër rreth 40%.[5]

Në disa vende si Britania e Madhe është duke u diskutuar që kjo industri të ndihmohet me tarifa më të lira të energjisë, mirëpo kjo rrezikon thyerjen e rregulloreve të Bashkimit Evropian për ndihmën shtetërore.[6] Deri në vitin 2011, Kompania New Co Ferronkeli, kishte siguruar statusin e konsumatorit të privilegjuar të energjisë. Me anë të këtij statusi, kompania kishte të drejtë të zgjedhë furnizuesin për energji elektrike edhe nga vende tjera.

Në vitin 2014, Indonesia kishte bllokuar eksportin e nikelit në mënyrë që t'i nxisë prodhuesit të prodhojnë shkrirës të cilët japin vlerë shtesë burimeve dhe krijojnë vende të reja pune.

 



[1] Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale, Raporti Vjetor 2014

[6] http://www.economist.com/news/britain/21676787-global-glut-has-clobbered-british-mills-bail-out-would-be-mistake-steeled-worse