Institutit GAP prezantoi raportin “Sfidat e Komunave në Zbatimin e Ligjeve” në komunat e regjionit të Prizrenit, Gjilanit, Mitrovicës, Pejës dhe Ferizajt

21/06/2016

Gjatë muajve prill – qershor 2016, Instituti GAP i mbështetur nga organizatat lokale të këtyre regjioneve,  ka organizuar 5 konferenca ku është prezantuar raportin “Sfidat e Komunave në Zbatimin e Ligjeve”. Nga 402 ligje që janë aktualisht në fuqi në Kosovë, 52 prej tyre nxjerrin obligime edhe për komunat. Nga hulumtimi i Institutit GAP në 32 komuna të Kosovës del se komunat përballen me vështirësi të shumta në zbatimin e ligjeve për të cilat janë përgjegjëse. Mungesa e burimeve të kualifikuara njerëzore, kufizimet buxhetore, mungesa e koordinimit dhe konsultimit ndër institucional, mos përputhshmëria dhe dykuptimësia e ligjeve, si dhe mungesa e llogaridhënies dhe përgjegjësisë nga ana e zyrtarëve komunal janë disa nga shkaqet që ligjet në fuqi nuk zbatohen plotësisht nga komunat. Hulumtimi nxjerr në pah se ministritë si propozuese të ligjeve, nuk koordinohen me nivelin lokal në zbatimin e atyre ligjeve. Ky hulumtim gjithashtu nxjerr në pah edhe një varg ngecjesh të komunave në përmbushjen e obligimeve ligjore në fusha tjera, veçmas në atë të urbanizimit, shërbimeve publike dhe në fushën e administratës.

Gjatë diskutimeve të mbajtura  kanë dal një mori rekomandimesh të cilat Instituti GAP i ka përfshirë në versionin final të raportit. Pjesëmarrës dhe kontributdhënës  në këto konferenca ishin kryetarët e komunave, drejtorët e drejtorive të Urbanizimit, Shërbimeve Publike, Inspekcionit dhe Drejtorisë së Administratës.


Raportin e plotë mund ta lexoni duke klikuar KËTU.


8
Konferenca në rajonin e Pejës

11

Konferenca në rajonin e Gjilanit 

7
Konferenca në rajonin  e Mitrovicës

pz
Konferenca në rajonin e Ferizajt