Instituti GAP takoi zyrtarët e lartë të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL)

21/11/2016

Përfaqësuesit e Institutit GAP kanë zhvilluar një takim me Zëvendësministrin e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) z. Bajram Gecaj. Në këtë takim Instituti GAP njoftoj  zëvendësministrin Gecaj për projektin e ri  të GAP “Adresimi i përgjegjësisë: identifikimi i konflikteve në mes pushteteve dhe rishqyrtimi i kompetencave të nivelit qendror dhe lokal”, projekt ky i përkrahur nga projekti Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP) – financuar nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCO-K) dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Danimarkës (DANIDA) dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF). Bekim Salihu, hulumtues i lartë në Institutin GAP, kërkoi përkrahje dhe bashkëpunim të vazhdueshëm nga ana e MAPL-së. Në anën tjetër Zëvendësministri Gecaj, ofroi përkrahje dhe bashkëpunim si dhe shprehi nevojën për kontribut edhe nga ana e shoqërisë civile në zhvillimin dhe reformimin e pushtetit lokal.