Instituti GAP takoi drejtorin ekzekutiv të Asociacionit të Komunave të Kosovës

24/11/2016

Përfaqësuesit e Institutit GAP zhvilluan një takim me z. Sazan Ibrahimi, Drejtor Ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës.  Në këtë takim Bekim Salihu nga GAP, prezantoi projektin e ri të Institutit GAP Adresimi i përgjegjësisë: identifikimi i konflikteve në mes pushteteve dhe rishqyrtimi i kompetencave të nivelit qendror dhe lokal”, projekt ky i përkrahur nga projekti Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP) – financuar nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCO-K) dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Danimarkës (DANIDA) dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF). Ai kërkoi bashkëpunim nga ana e Asociacionit në lidhje më projektin. Ndërsa në anën tjetër, z. Ibrahimi, shprehi përkrahjen dhe nevojën për projekte të tilla sa i përket zhvillimit dhe reformimit të pushtetit lokal.