Instituti GAP mbajti fokus grup mbi rishqyrtimin e kompetencave të nivelit qendror dhe lokal

25/11/2016

Instituti GAP sot ka zhvilluar një fokus grup në kuadër të projektit "Identifikimi i konflikteve në mes pushteteve dhe rishqyrtimi i kompetencave të nivelit qendror dhe lokal”, projekt ky i përkrahur nga projekti Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP) – financuar nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCO-K) dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Danimarkës (DANIDA) dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF). Fokus grupi është zhvilluar me ekspertë të kësaj fushe, drejtorë komunal të shërbimeve publike, zyrtarë të lartë të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, organizata të huaja dhe pjesëtarë të shoqërisë civile.   Fokus grupi i paraprinë anketimit me qytetarët e Kosovës,  i cili do të shtrihet në pjesën më të madhe të komunave, duke përfshirë viset rurale dhe urbane.  Fokus grupi dhe anketimi paraqesin fazën e parë të hulumtimit e cila do të vazhdojë me  analizimin e legjislacionit në fuqi mbi kompetencat e nivelit qendror dhe lokal bashkë me interpretimin e të gjeturave kryesore nga hulumtimi në teren.