Qeveria aprovon Agjendën për Reforma Evropiane (ARE)

11/11/2016

Në mbledhjen e mbajtur më 09 nëntor 2016, Qeveria e Kosovës ka aprovuar Agjendën për Reforma Evropiane (ARE) dhe ka obliguar të gjitha institucionet e përfshira në këtë agjendë që të fillojnë me zbatimin e saj. Sipas vendimit, Ministria e Integrimit Evropian obligohet që të inkorporojë të gjitha komentet relevante të pranuara nga Komisioni Evropian dhe palët tjera dhe se buxheti për të mbështetur aktivitetet konform agjendës është brenda ndarjeve buxhetore për vitet 2016 dhe 2017. Në vendim natyrisht se nuk ipen informata se çka përmban ARE prandaj kjo pjesë synon të informojë se cilat janë objektivat e ARE dhe çka parashihet të punojnë institucionet publike konform saj. ARE është e ndarë në tri shtylla apo objektiva kryesore:

1) Qeverisja e mirë dhe sundimi i ligjit,

2) Konkurrueshmëria dhe klima e investimeve dhe

3) Punësimi dhe arsimi

Për qëllime të leximit më të lehtë, tabela më poshtë ofron vetëm konceptualisht çka përmbajnë të tri shtyllat:

 u1

ARE ka Planin e Veprimit dhe të gjitha aktivitetet sipas shtyllave kanë të identifikuar institucionet përgjegjëse dhe afatin kohor. Korniza kohore e të gjitha aktiviteteve është çereku i katërt i 2016 dhe tërë viti 2017.