Ndryshimet në nivelin e pagave në sektorin publik sipas Projektligjit për paga

06/03/2017

 

Instituti GAP ka nxjerrë disa karakterstika të pagave në sektorin publik duke u bazuar në Projektligjin për pagat që realizohen nga buxheti i shtetit dhe duke i krahasuar ato me pagat sot në sektorin publik.

Qeveria e Kosovës ka miratuar projektligjin për paga në sektorin publik më 30 dhjetor 2016 dhe pritet që ky projektligj të dërgohet në Kuvend për shqyrtim dhe miratim.

Por, cili sektor dhe cilat pozita përfitojnë më shumë me këtë projektligj? Cila është paga mesatare në disa sektorë bazuar në pagën aktuale dhe ndryshimin sipas projektligjit? Si janë të shpërndara pagat në sektorin public? Sa është shuma që shtohet në pagë për disa pozita? Sa është rritja në total për ministri shprehur në përqindje? Cili është numri i të punësuarve sipas sektorëve dhe cila është paga mesatare në nivel qendror dhe lokal duke u bazuar në pagat sot dhe sipas projektligjit për paga?

Një përshkrim i shkurtër për përmbajtjen e secilës infografikë:

Infografika 1: Paga mesatare sot dhe sipas projektligjit për paga të bazuar në sektore

Infografika 2: Çfarë pagash ka më së shumti në sektorin publik (shpërndarja e tyre) të shprehur në përqindje dhe lartësi të pagës. Në total 86.7% e të punësuarve në sektorin publik marrin paga deri në 500 euro

Infografika 3: Rritjet më të mëdha të pagave sipas pozitave

Infografika 4: Rritjet dhe uljet e pagave në secilën ministri shprehur në përqindje

Infografika 5: Ndarja e të punësuarve në sektorin publik bazuar në kategori

Infografika 6: Krahasimi i pagës mesatare në nivel qendror dhe lokal sipas pagave sot dhe projektligjit për paga

Infografika 7: Paga mesatare në komuna