Programi legjislativ i Qeverisë për vitin 2017

03/10/2017

Qeveria e Kosovës e ka miratuar programin legjislativ 2017 në mbledhjen e e tretë të mbajtur me datë 18 shtator 2017. Në këtë mbledhje është miratuar Programi i punës i Qeverisë për periudhën 2017-2021 dhe programi legjislativ për vitin e parë të punës dhe të dy dokumentet janë publik në faqen zyrtare të zyrës së Kryeministrit. Vlenë të theksohet se ky është programi i dytë legjislativ për vitin 2017 për shkak të zgjedhjes së Qeverisë së re në fillim të shtatorit të këtij viti. Qeveria e kaluar kishte miratuar planin legjislativ për 2017 në mbledhjen e fundit të mbajtur më 30 dhjetor 2016  dhe kishte planifikuar një numër prej dy ligjeve më pak se sa programi aktual dhe po ashtu një proporcion tjetër në mes të ligjeve të reja dhe ligjeve për plotësim ndryshimin e ligjeve ekzistuese. Si rezultat, programi aktual legjislativ i Qeverisë përmban më shumë projektligje për t;u miratuar si ligje të reja se sa programi i kaluar legjislativ (53 programi aktual dhe 45 programi i kaluar)  dhe më pak projektligje për plotësim ndryshimin e ligjeve ekzistuese (28 programi aktual dhe 34 programi i kaluar).

Megjithatë, programi legjislativ nuk është statik në kuptimin që nuk ndryshohet gjatë vitit dhe prandaj numri i projektligjeve të planifikuara në fillim ndryshon qoftë duke shtuar qoftë duke hequr ndonjë projektligj.

Programi legjislativ 2017 i ka 81 projektligje nga të cilat 53 janë projektligje për t’u shndërruar në ligje të reja pasi të miratohen në Kuvend dhe 28 projektligje për plotësimin dhe ndryshimin e ligjeve ekzistuese. Nga 21 Ministri, 15 prej tyre dhe zyra e Kryeministrit kanë planifikuar hartimin e projektligjeve derisa gjashtë ministri deri tani nuk kanë planifikuar të hartojnë ndonjë projektligj, si: Ministria për Komunitete dhe Kthim (MKK), Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë (MIN), Ministria e Zhvillimit Ekonomik (MZHE), Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR) dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal (MZHR).

Tabela 1: ministritë që kanë planifikuar të hartojnë projektligje dhe numri i tyre

Siç vërehet nga tabela, Ministria e Drejtësisë ka planifikuar numrin më të madh të projektligjeve (gjithsej 15) e përcjellur nga Ministria e Financave dhe zyra e Kryeministrit. Në rastin e Ministrisë së Financave vlenë të theksohet se një numër i ligje janë paraparë për ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare të cilat bëhen përmes ligjeve dhe për këtë arsye është ministria e tretë më numrin më të madh të ligjeve të planifikuara për 2017. Në krahasim me 2016 por edhe me vitet tjera kur kryesisht më shumë janë planifikuar projektligje për plotësim ndryshim të ligjeve ekzistuese sa sa ligje të reja, programi legjislativ 2017 ka më shumë projektligje për t’u miratuar si ligje të reja se sa projektligje për plotësim ndryshim të ligjeve ekzistuese. Po ashtu, në total ka një numër më të vogël të ligjeve krahasuar me vitet paraprake.

Grafi 1: numri i projektligjeve 2011-2017 për plotësim ndryshim të ligjeve ekzituese dhe të reja