Instituti GAP dhe GLPS kanë organizuar konferencën me temën “Kosova në Evropë: Dhjetë vjet shtetësi e kontestuar në një fqinjësi të trazuar”

22/03/2018

Instituti GAP dhe Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) në bashkëpunim Qendra Austro-Franceze për Rivendosje të Marrëdhënieve në Evropë (CFA), nga Institutin Francez për Marrëdhënie Ndërkombëtare (IFRI) sot organizuan konferencën ndërkombëtare me temën: “Kosova në Evropë: dhjetë vjet shtetësi e kontestuar në një fqinjësi të trazuar". Kjo tryezë është e para e një serie të forumeve reflektuese të vendeve të  Ballkanit Perëndimor mbi të arriturat e Procesit të Berlinit dhe Strategjisë së Zgjerimit të BE-së. 

Me një fjalë hyrëse u paraqitën Z. Florent MARCIACQ nga Qendra Austro-Franceze për Rivendosje të Marrëdhënieve në Evropë (Austri) dhe Znj. Nora Latifi-Jashari nga Instituti GAP. Në panelin e parë mbi përparimin e Kosovën në Procesin e Berlinit, kanë diskutuar Ambasadori i Francës në Kosovë Z. Didier CHABERT, Ambasadori i Austrisë Z. Gernot Pfandler, Ambasadori i Italisë Z. Piero Cristoforo SARDI, si dhe Z. Tom ADAMS nga Ambasada Britaneze në Kosovë. Paneli është drejtuar nga Jeton MEHMETI nga Instituti GAP. Ndërkaq në panelin mbi strategjinë për zgjerim të BE-së dhe kontestet ndërshtetërore, kanë diskutuar Z. Dario ČEPO nga Universiteti i Zagrebit dhe Znj. Albana MERJA nga GLPS. Ky panel është udhëhequr nga Z. Tobias FLESSENKEMPER nga Qendra Ndërkombëtare për Studime Evropiane (Francë). 

Në këtë konferencë u tha se Ballkani Perëndimor duket se është kthyer në agjendën e BE-së pas shumë viteve që ka qenë jashtë radarit. Procesi i Berlinit sigurisht ka kontribuar në këtë arritje. Por qëllimi i tij fillestar, përtej mbajtjes së shtysës së integrimit evropian, ishte të çonte përpara "përparimin e vërtetë shtesë" në rajon. Ndërsa Samiti i Triestes rikonfirmoi zotimin e BE-së për të mbështetur rrugën e Ballkanit Perëndimor në BE, zbatimin i zotimeve të mëparshme nga BE-ja dhe qeveritë e Ballkanit Perëndimor mbetet me disa pikëpyetje. Forumi Reflektues i Ballkanit Perëndimor i mbajtur në Trieste në qershor të vitit 2017 ka nënvizuar çështjet kyçe që lidhen me zbatimin e këtyre zotimeve si dhe sfidat e reja, duke bërë që anëtarësimet e reja në BE të jenë më të paparashikueshme, pavarësisht strategjisë së re të zgjerimit të shkurtit të vitit 2018.

Kosova nuk bën përjashtim në këtë drejtim. Dhjetë vjet pas pavarësisë së saj, vendi më i ri në Evropë po përballet me një sërë sfidash të rëndësishme që e bëjnë perspektivën e saj evropiane ende tepër të largët, p.sh. në procesin e gjatë të reformave rreth transformimit të saj politik dhe ekonomik; në konsolidimin dhe normalizimin e marrëdhënieve fqinjësore dhe dialogun me Beogradin në veçanti; në zvogëlimin e varësisë së saj ndërkombëtare dhe avancimin e marrëdhënieve ndërkombëtare në mbarë botën.

Fjalimet përmbyllëse të konferencës u mbajtën nga Z. Felix RATHJE nga Zyra e BE-së në Kosovë dhe Z. Agron HOTI nga Ministria e Integrimit Evropian. Në konferencë morën pjesë edhe deputet të Kuvendit të Kosovës si dhe përfaqësues të institucioneve qeveritare dhe organizatave jo-qeveritare.