Akciza në Duhan - Efektet në Konsum dhe Import

04/04/2016

Duhani është shkaktari më i madh i sëmundjeve të cilat mund të parandalohen dhe vdekjeve të parakohshme. Një në dy duhanpirës, vdes nga sëmundjet që shkaktohen nga pirja e duhanit. Për çdo dollarë të shpenzuar në duhan, kosto shëndetësore është rreth 5.5 dollarë. Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, 14% e popullsisë mbi moshën nëntë vjeçare janë duhanpirës. Krahasuar me vendet e tjera, Kosova renditet në kuartalin e parë (kuartali i ulët) sa i përket përqindjes së meshkujve duhanpirës. Qëllimi i këtij studimi të shkurtër është që të analizojë efektin e akcizës në duhan në konsumin e duhanit në Kosovë. Të dhënat tregojnë se rritja e akcizës, përveç rritjes së të hyrave doganore, ka ulur përdorimin e duhanit në Kosovë.



Analizën e plotë mund gjeni duke klikuar KËTU.