Ligji për Investimet Strategjike

17/12/2015

Qeveria e Kosovës e ka miratuar Projektligjin për Investimet Strategjike me datën 1 dhjetor të vitit 2015. Kalimi i tij në qeveri është bërë pas më shumë se tetë muajve që kur është dhënë ideja e parë për bërjen e një ligji që për synim ka tërheqjen e investitorëve strategjik. Përmes këtij ligji Qeveria synon nxitjen, tërheqjen dhe krijimin e kushteve për realizimin e investimeve strategjike në Republikën e Kosovës. Sipas Kryeministrit të Kosovës z. Isa Mustafa  ky ligj pritet të ndikojë në rritjen e investimeve të huaja në Kosovë përmes tërheqjes së investitorëve strategjik të cilët kanë refuzuar të përfshihen nëpër procedurat tenderuese në të kaluarën.

 

Ligji në vete sjell një praktik të re në Kosovë, pasi e eliminon konkurrencën kur është fjala për investimet e mëdha strategjike që ndikojnë në uljen e papunësisë. Ndër tjera, ky ligj i jep të drejtë qeverisë të procedojë projekte të mëdha kapitale me negociata të drejtpërdrejta dhe pa tender publik. Ligji parasheh mundësin e futjes së kapitalit privat edhe nëpër ndërmarrjet publike pa tender të hapur publik. Kjo është në kundërshtim me Ligjin për Ndërmarrjet Publike, i cili kushtëzon futjen kapitalit privat vetëm përmes tenderimit të hapur publik dhe miratimit nga Kuvendi i Kosovës.

Përkundër synimit të mirë që ka ky ligj- uljen e nivelit të papunësisë- eliminimi i konkurrencës sjell ne vete edhe shumë rreziqe. Kjo ka qenë edhe njëra ndër vërejtjet kryesore  që i kanë dhënë Instituti GAP dhe Grupi për Studime Juridike e Politike (GSJP) këtij projektligji. Vërejtje të ngjashme kanë bërë edhe zyra eBE-së.

Çka konsiderohet investim strategjik?

Investim strategjik mund të jenë investimet që mund të bëhen në shumicën e sektorëve, qofshin ato prodhimtari apo shërbime. Në projektligj janë përcaktuar sektoret me rëndësi strategjike dhe listës i prinë energjetika dhe minierat. PërveÇ sektorit, në projektligj janë përcaktuar kritere shteseëqë duhet plotësuar që një projekt të cilësohet strategjik. Secili sektor ka kritere të veÇanta që duhet plotësuar për t'u cilësuar si investim strategjik. Kriteret janë të ndaras sipas shumës së investimit numrit të vendeve të  punës.

'Për sektorin energjetik dhe minerar, investimi duhet të jetë me vlerë prej jo më pak se 30.000.000 (tridhjetë milion) euro, dhe që në të njëjtën kohë krijon, minimalisht 80 (tetë dhjetë) vende të punës”, thuhet në paragrafin 1.1 të nenin 4 të këtij projektligjit. Ky nen mund të mos i konsiderojë strategjik shumicën e investitorëve potencial në energji të ripërtritshme, për shkak të numrit të madh të punëtorëve që kërkohen të punësohen. Pjesa më e madhe e investimeve që bëhen në prodhimin e energjisë së ripërtritshme nuk kanë nevojë për shumë punëtor gjatë fazës së operimit.

Projektligji ka bërë kushtëzime edhe sa i përket aftësisë financiare të investitorëve, mirëpo nuk është qartësuar nëse do të kërkojë nga investitori që të ketë kapacitet financiar për financimi (60 për qind) të projektit në formë të ekuitetit, apo që është i gatshëm t'i sigurojë këtë përqindje të kostos totale të projektit PërveÇ kritereve të lartpërmendura, Instituti GAP dhe GSPJ-ja  kanë kërkuar:

·         që të caktohet periudha kohore kur ky ligj do të jetë i zbatueshëm;

·         të shtohet një nen që i nxite diasporën të investojë në Kosovë.

·         të shtohet një dispozitë për mbrojtjen e investitorëve të huaj;

·         që me këtë ligj të mund të trajtohen edhe investimet që janë në proces e sipër.

·         të përcaktohen investimet që nuk do të përkrahen nga ky ligj përkatësisht investimet e ndaluara; dhe

·         një dispozitë e cila referon tek legjislacioni adekuat për parandalim të konfliktit të interesit.

 

Procedurat për aplikim

Në Projektligj janë përcaktuar edhe procedurat që duhet ndjekur nga momenti i aplikimit e deri të klasifikimi i një investimi si strategjik. është përcaktuar që subjekti investues të bëjë kërkesë me shkrim në Agjencinë për Investimet dhe për Përkrahjen e Ndërmarrjeve, e cila është caktuar edhe si sekretariat i Komisionit Ndër-Ministror për Investime Strategjike. Komisioni ka kompetencat për shqyrtimin e aplikacioneve, vlerësimin dhe marrjen e vendimit për rekomandim të qeverisë, e cila duhet ta thotë fjalën finale për secilin projekt.

Aplikimin për tu cilësuar investim strategjikë mund ta bëjë një biznes privat apo një institucion publik nëse konsideron që një projekt është për interes publik të Republikës së Kosovës. Por, projektet strategjike të përgatitura nga autoritetet publike mund të financohen nga fondet publike të Qeverisës së Republikës së Kosovës në pajtim me Ligjin përkatës për ndihmë shtetërore.

Të  gjitha institucionet e Kosovës obligohen që të ndjekin procedura të përshpejtuara për secilën kërkesë që bënë një investitor strategjik. Investitori do të përfitojë edhe asistencë nga Agjencia për Investime dhe për Përkrahjen e Ndërmarrjeve në realizimin e të gjitha procedurave administrative dhe marrjen e licencave dhe lejeve të nevojshme.

 

Shfrytëzimi i  pronës

Qeveria e Kosovës i ka dhënë mundësi investitorëve strategjik t'i marrin në shfrytëzim pronat publike dhe ato shoqërore. Në dispozicion të zhvillimit dhe realizimit të projekteve strategjike mund të vihen: pyjet, tokat bujqësore, si dhe  pasuritë tjera të paluajtshme në pronësi shoqërore dhe publike të cilat janë pronë e Republikës së Kosovës. Vlera e kësaj prone do të përcaktohet nga ekspertët duke e marrë për bazë Çmimet e privatizimeve të pronave shoqërore të bëra nga Agjencia Kosovare e Privatizimit, në komunën në të cilën do të realizohet projekti mbi investimin strategjik.

'Prona e Republikës së Kosovës e nevojshme për realizimin e projekteve për investimet strategjike do t'i bartët në shfrytëzim subjektit investues pa iu nënshtruar procedurave të prokurimit dhe tenderimit publik të parapara me ligjet e Kosovës sipas Çmimit të tregut në pajtim me vlerësimin e bërë nga eksperti i autorizuar”, thuhet në paragrafin e 3 të 15. Ky paragraf siÇ është propozuar nga qeveria, sipas Institutit GAP dhe GLPS-së, rrit mundësinë për keqpërdorime, përfitime në baza personale dhe korrupsion. Për këtë arsye është propozuar që kjo pikë të mos jetë pjesë e projektligjit, në mënyrë që mos të bëhet përzgjedhja e projekteve investuese strategjike pa procedurat tenderuese. Për më tepër, gjatë procesit të privatizimit, Agjencionin Kosovar për Privatizim (AKP) ka privatizuar toka e prona me Çmime shumë të ulëta. Çmimi i shitjes së tokave bujqësore ka qenë shumë herë më i ulët se sa Çmimi i tregut. Në Komunën e Fushë Kosovës një ari tokë është shitur për 14 euro, ndërsa Çmimi më i ulët i regjistruar gjatë shitjes së tokave ka qenë vetëm 2.5 euro për ari.

Projektligji mund të dëmtojë edhe më shumë procesin e privatizimit për shkak se e legjitimon futjen dhe marrjen në shfrytëzim të pronës pa tender publik, përderisa procedurat e privatizimit kërkojnë që kjo të bëhet përmes tenderit publik dhe në një konkurrencë të hapur e të drejtë.

Ndër tjera, Projektligji  i mundëson të drejtën e shfrytëzimit të një ndërmarrjeje shoqërore apo ndonjë prone të saj që është nën autoritetin administrativ të Agjencisë Kosovare të Privatizimit dhe pronave shoqërore që janë nën autoritetin administrativ të Agjencisë Pyjore të Kosovës tek subjekti investues. Kjo mund të bëhet vetëm pasi Kuvendi i Kosovës të votoj që një ndërmarrje të heq nga kompetenca e AKP-së dhe e njëjta të regjistrohet në pronësi të qeverisë së Republikës së Kosovës.

është paraparë edhe mundësia që Qeveria të bartë të drejtën e shfrytëzimit të pronës së ndërmarrjeve publike tek subjekti investues për qëllim të zbatimit të ndonjë projekti për investime strategjike. Shfrytëzimi i pronës nga investitorët mund të shkoj deri në 40 vite, aq sa është kohëzgjatja e projekteve energjetike dhe në miniera.