Rreth GAP

Instituti GAP është një Think Tank i themeluar në vitin 2007 në Kosovë. Përgjatë këtyre viteve, GAP ka qenë direkt pjesëmarrës në dhjetëra grupe punuese qeveritare për hartim të politikave dhe një numër i madh i dokumenteve publike që tani ndodhen në zbatim njohin kontributin e GAP gjatë procesit të hartimit të tyre. GAP ka publikuar me dhjetëra analiza dhe raporte; GAP u ka dhënë hapësirë për punë një numri të madh të profesionistëve të fushave të ndryshme; publikimet e GAP janë ndër më të cituarat në mediat vendore dhe raporte të ndryshme ndërkombëtare; studiues të shumtë, të cilët merren me zhvillimet politike në Kosovë, kanë cituar publikimet e GAP në studimet e tyre.

Misioni

Instituti GAP synon që të mbushë hendekun në mes të qeverisjes dhe qytetarëve, në mes të problemeve dhe zgjidhjeve, me qëllim të avancimit të shoqërisë kosovare. Këtë e bëjmë duke avokuar për një qeverisje më të mirë, duke monitoruar punën e institucioneve publike, dhe duke rekomanduar zgjidhje konkrete mbi politikat publike. GAP adreson sfidat ekonomike, politike dhe sociale në vend duke mobilizuar profesionistë të fushave të ndryshme.

Stafi

Bashkëpunëtorët e jashtëm

Pasqyrat financiare

Rekrutimet

 

 

Instituti GAP është duke kërkuar Hulumtues/e të Lartë me përvojë dhe me njohuri në fushën e politikave publike. Kandidatët/et duhet të plotësojnë këto kushte:

- Të kenë kualifikime akademike në ndonjë fushë që ndërlidhet me politikat publike (zhvillimi ekonomik, financat publike apo energjia)

- Të kenë të paktën 4-5 vite pervojë pune në hulumtime (e preferuar përvoja në ndonjë think-tank vendor ose të huaj)

- Të kenë publikime, si autorë/e ose bashkë-autorë/e të analizave/studimeve në fushën e politikave publike

- Të posedojnë shkathtësi për prezentimin e studimeve

- Aftësi të mira të shkrimit në gjuhën shqipe dhe angleze

Instituti GAP është një think-tank vendor me më shumë se dhjetë vite përvojë në kërkime dhe avokim për politika më të mira publike.

Për të aplikuar për këtë pozitë ju lutem dërgoni CV-në tuaj dhe një letër motivimi, si dhe një publikim/punim (në gjuhën shqipe ose angleze) në info@institutigap.org.

Mundësia për aplikim do të jetë e hapur për kohë të pacaktuar. Të gjithë kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për këto pozita në adresën e lartëpërmendur.

Kandidatët të cilët përmbushin kriteret e kërkuara dhe kalojnë me sukses procedurat e verifikimit të njohurive, do të jenë pjesë e listës prej së cilës do të kontaktohen për marrëdhënie pune, varësisht prej projekteve dhe nevojave të GAP.

GAP Donatorët

Swedish International Development Cooperation Agency National Endowment for Democracy Rockefeller Brothers Fund Open Society Institute Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë