Stafi

Nora Latifi-Jashari

Drejtoreshe Ekzekutive

Nga 1 dhjetori 2016, Nora është Drejtoreshë Ekzekutive në Institutin GAP. Ajo iu bashkua Institutit GAP në dhjetor 2007 dhe para se të marrë pozitën e Drejtoreshës Ekzekutive, ajo ka shërbyer si Drejtoreshë e Financave dhe pastaj si Menaxhere e Programeve. Përmes programit Fulbright, ajo ka përfunduar studimet Master në Ekonomi nga Northern Illinois University në SHBA. Ajo gjithashtu mban titullin Baçelor në Menaxhment & Ndërmarrësi dhe Politika Publike nga Instituti për Teknologji i Roçesterit dhe Universiteti Amerikan në Kosovë. Përveç përvojës së saj akademike, Nora ishte gjithashtu një praktikante në Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave dhe ka punuar si zyrtare për kredi të biznesit në ProCredit Bank në Kosovë. Nora ka marrë pjesë edhe në shumë seminare që trajtojnë çështje të ndryshmë ekonomike dhe sociale si dhe ka marrë pjesë në trajnime të ndryshme profesionale.

 

GAP Donatorët

Swedish International Development Cooperation Agency National Endowment for Democracy Rockefeller Brothers Fund