Stafi

Jeton Mehmeti

Drejtor i Hulumtimeve

Jetoni mban pozitën e Drejtorit të Hulumtimeve në Institutin GAP dhe shërben si Analist i Politikave për çështje  sociale. Ai iu bashkua Institutit GAP në qershor 2009 pas mbarimit të studimeve Master në Universitetin e Evropës Qendrore (Budapest), Departamenti i Politikave Publike. Jetoni mban dy diploma të studimeve BA nga IIUM (Kuala Lumpur), njërën në Media & Komunikim Masiv dhe tjetrën në Histori të Religjioneve. Si student ka fituar çmimin studenti më i mirë, si dhe ka pranuar mirënjohjeje nga zyra e rektorit për arritje akademike. Punimet e tij akademike janë publikuar nëpër zhurnalë të ndryshëm në SHBA, Austri, Turqi dhe Bullgari, kurse ka prezantuar kumtesa edhe në Los Angjeles, Kuala Lumpur, Bruksel, etj. Libri i tij i parë ‘Tendosjet mes lirisë së shtypit dhe ndjeshmërisë fetare’ u publikua në Gjermani më 2011. Jetoni gjithashtu ligjëron Marrëdhëniet me Publikun dhe lëndë të tjera të gazetarisë në Universitetin e Prishtinës. 

 

GAP Donatorët

Swedish International Development Cooperation Agency National Endowment for Democracy Rockefeller Brothers Fund