Stafi

Blendi Hasaj

Hulumtues

Blendi Hasaj është Hulumtues në Institutin GAP në Njësinë për Zhvillim të Qëndrueshëm Ekonomik dhe Social. Ai i’u bashkua Institutit GAP në verë të 2017. Blendi ka përfunduar studimet e Magjistraturës në Ekonomiks në Unviersitetin e Heidelbergut, Gjermani. Ai po ashtu mban titullin Baçelor në Ekonomiks & Menaxhment dhe Politika Publike nga Instituti për Teknologji i Roçesterit në Kosovë. Për rezultatet e arritura gjatë studimeve në fushën e ekonomiksit, Blendit i është ndarë çmimi Studenti më i Mirë i Gjeneratës në Ekonomiks.

Para se t’i bashkohej GAP-it Blendi ka qenë i angazhuar si ekspert dhe konsulent në projekte të GIZ, Social Impact dhe organizatave tjera. Ndërsa, ka punuar për tre vite si Hulumtues i Lartë në Qendrën për Energji dhe Resurse Natyrore, pjesë e RIT Kosova.  Fokusi i Blendit në ekonomi është në tregti ndërkombëtare dhe makroekonomi, mirëpo i interesojnë edhe temat që lidhen më mirëqenien e qytetarëve, sikurse pabarazia në të ardhura, barrierat në tregun e punës, etj.

 

 

 

GAP Donatorët

Swedish International Development Cooperation Agency National Endowment for Democracy Rockefeller Brothers Fund