Thirrje për Aplikim për studentë të nivelit bachalor dhe master

03/11/2020

Instituti GAP, me përkrahjen e UNDP SAEK 3, hap thirrjen për ciklin e tretë të shkrimeve analitike për studentët e nivelit baçelor dhe master në Kosovë. Kjo garë synon nxitjen e studentëve për përfshirje në studimin e politikave publike në Kosovë duke shpërblyer me çmime punën e tyre.

Tema e përgjithshme: “Menaxhimi i pasurisë të konfiskuara në Kosovë”

Tema potenciale: “Cilat janë modelet e shpenzimit të të hyrave nga pasuritë e konfiskuara?”, “Si shpenzohen të hyrat nga pasuritë  e konfiskuara në Kosovë?", "Përparsitë dhe mangësitë”, “ Cili model i shpenzimit të të hyrave nga pasuritë  e konfiskuara duhet të aplikohet në Kosovë?”, “Si mund të përmirësohet procesi i shitjes së pasurive  të konfiskuara në Kosovë”?

Inkurajoheni të krijoni temën tuaj origjinale dhe argumentet tuaja duke u bazuar në pyetjet e cekura më lartë apo çështje tjera që lidhen me menaxhim të të hyrave nga asetet e konfiskuara.

Udhëzimet për aplikim 

- Autorët e shkrimeve duhet të jenë studentë të nivelit baçelor ose master;

- Shkrimet duhet të jenë origjinale dhe të pabotuara;

- Shkrimet e plagjiarizuara do të refuzohen;Shkrimet duhet të shkruhen nga një apo dy autorë;

- Shkrimet e shkruara nga më shumë se dy bashkë-autorë nuk do të pranohen;

- Shkrimet duhet të jenë deri në 1,000 fjalë. Shkrimet më të gjata do të diskualifikohen automatikisht;

- Burimet e të dhënave duhet të citohen brenda tekstit/me fusnotë. Nuk ka nevojë për listë referencash;

- Burimet potenciale të të dhënave:

  • Burimet potenciale të të dhënave:
  • Shkrimet duhet të dërgohen në format Word MS, në emailin info@institutigap.org, Po ashtu, duhet të bashkangjiteni kopjen e skanuar të kartelës studentore apo ndonjë dëshmi tjetër që tregon se jeni studentë në kohën e dorëzimit të shkrimeve.
  • Në titullin e emailit (Subject) shkruani “Shkrimi për menaxhimin e aseteve të konfiskuara”, Emri dhe Mbiemri.
  • Afati i fundit për dorëzim të shkrimeve është më 2 dhjetor 2020 në mesnatë.
  • Shkrimet e dorëzuara pas afatit të përcaktuar nuk do të merren parasysh.

Formati i shkrimeve

  • Hyrje
    • Paragrafi hyrës duhet të përfshijë tezën apo qëllimin e shkrimit, duke i njoftuar lexuesit rreth temës kryesore të tij. Nuk duhet përdorur të dhëna ose fakte thelbësore që mbështesin argumentet tuaja në këtë seksion.
  • Përmbajtja
    • Vendosni të gjitha të dhënat dhe faktet këtu. Organizoni idetë në sa më shumë paragrafë të nevojshëm që mbështesin tezën apo qëllimin e shkrimit tuaj. Nëse keni tri argumente, shkruani ato në tre paragrafë duke i radhitur sipas rëndësisë dhe potencialit për t’i mbështetur ato.
  • Përfundimi
    • Mos vendosni informacione apo të dhëna të reja në këtë paragraf. Vetëm përmblidheni mirë shkrimin duke ripërmendur argumentet kryesore të tij dhe duke sinjalizuar fundin e tij apo duke bërë një "thirrje për veprim" nëse shkrimi juaj do të shkruhet në atë mënyrë që të bind lexuesit të veprojnë kundrejt diçkaje.

Vlerësimi i shkrimeve

Paneli vlerësn në mënyrë të pavarur të gjitha shkrimet në bazë të kritereve të mëposhtme:

  • Origjinaliteti në temat e trajtuara
  • Përdorimi i të dhënave në mënyrë të drejtë/ Saktësia e të dhënave
  • Cilësia dhe thellësia e hulumtimit
  • Stili i shkrimit, gramatika, drejtshkrimi, pikësimi dhe citimi

Çdo anëtar/e i/e panelit do të vlerësojë përmbajtjen e përgjithshme me pikë dhe tri shkrimet me pikët më të larta do vlerësohen me çmime. Vlerësimi bëhet nga Instituti GAP dhe UNDP.

Vetëm fituesit e katër vendeve të para do të lajmërohen.

Çmimet

Vendi i parë: 200 Euro dhe mirënjohje

Vendi i dytë: 150 Euro dhe mirënjohje

Vendi i tretë: 130 Euro dhe mirënjohje

Vendi i katërt: 120 Euro dhe mirënjohje

Për formatin pdf kliko këtu.