Instituti GAP mori pjesë në forumin rajonal mbi politikat e punësimit

24/05/2021

Drejtori i Hulumtimeve në Instituti GAP, Jeton Mehmeti, sot mori pjesë në forumin e dytë rajonal “Politikat e Punësimit dhe Aftësimit Profesional në Kosovë dhe Shqipëri” i organizuar nga Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) dhe Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim (GADC). Qëllimi i këtij forumi është shqyrtimi i politikave aktuale të punësimit duke përfshirë ndërlidhjen në mes të politikave të aftësimit profesional me nevojat aktuale të tregut të punës në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri.

Gjatë prezantimit të tij Mehmeti tregoi angazhimin e Institutit GAP në analizimin e politikave që kanë të bëjnë me pjesëmarrjen e qytetarëve në tregun e punës si dhe përfshirjen e rekomandimeve të dala nga hulumtimet e GAP në strategji dhe dokumente të tjera qeveritare. Ai foli edhe mbi ndikimin e pandemisë Covid - 19 në tregun e punës si dhe masat e marra nga Qeveria e Kosovës me qëllim që të ndihmojnë bizneset dhe qytetarët e goditur financiarisht nga pandemia.

Panelsitë të tjerë në këtë forum ishin edhe Dajna Sorensen, Zv. Ministre e Ekonomisë dhe Financave në Qeverinë e Shqipërisë dhe Neshat Zenelaj, Ekspert për Politika të Punësimit.  

Diskutimin e plotë mund ta gjeni në këtë link: https://bit.ly/3wnx8VY