Per te lexuar raportin "Pasqyrë e Arsimit të Lartë Privat në Kosovë” klikoni
Raporti mban titullin “Pasqyrë e Arsimit të Lartë Privat në Kosovë” dhe në këtë raport kemi paraqitur informata rreth 25 BPrAL me qëllim që të japim informata më të shumta për mundësitë që ofrojnë secili BPrAL në Kosovë. Në këtë raport janë dhënë edhe rekomandime për institucionet e Kosovës.
Pas raportit të GAP kanë pasuar edhe raporte të tjera vlerësuese për këtë fushë, më i rëndësishmi nga to kanë qenë raportet e Këshillit Britanik për Akreditim, këshill i cili është angazhuar zyrtarisht nga Ministria e Arsimit për të vlerësuar kapacitet e çdo institucioni të arsimit të lartë, privat dhe publik. Në raportin e publikuar në janar të 2010 nga eksperti britanik Steve Bristow, i cili mban titullin “Licensimi dhe Akreditimi sipas Ligjit mbi Arsimin e Lartë në Kosovë 2002-2009” (“Licensing and Accreditation under the Law on higher education in Kosovo 2002-2009”), raporti i GAP citohet dhe vlerësohet si një “raport i fuqishëm”.
Pjesë nga ky citat mund të gjeni në faqet 8 dhe 9 të raportit vlerësues të Steve Bristow, udhëheqës i Shërbimit Inspektues të Këshillit Britanik për Akreditim.

