Qeveria rrit numrin e studentëve në studimet master në kolegjet dhe institutet private

20/11/2009

Më 7 korrik të këtij viti, Qeveria e Kosovës licencoi dhe akreditoi 12 Bartës Privat të Arsimit të Lartë (BPrAL). Kësaj liste iu shtua edhe një institucion më 2 tetor duke shtuar numrin e BPrAL në 13. Në korrik ishte vendosur që kolegjet kanë të drejtë që të regjistrojnë deri 500 studentë të rinj në vit, kurse institutet deri në 250. Ky vendim u ndryshua në tetor, duke iu dhënë kolegjeve të drejtën që të pranojnë deri 700 studentë të rinj në vit, kurse instituteve deri në 350. Vendimi i korrikut dhe tetorit nuk përcaktonin numrin e studentëve që kishin të drejtë kolegjet të regjistrojnë në programet master. Por me vendimin 07/92 të 6 nëntorit 2009 Qeveria e mbushi edhe këtë zbrastirë, duke vendosur që Çdo kolegj ka të drejt të pranoj deri 25 studentë të rinj në secilin program master të akredituar. Po në këtë vendim janë paraqitur edhe programet e akredituara për master për secilin kolegj. 

Programet Master të kolegjeve private:

 

  1. 'AAB-Riinvest”: Komunikim Masiv dhe Gazetari (MSc); Juridiko-civil (MSc); Kulturë Fizike dhe Sport (MSc);
  2. 'Fama”: Menaxhment (MA); Banka, Financa dhe Kontabilitet (MA); Shkencat e Sigurisë (Kriminalistikë) (MA); Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci (MA);
  3. 'Iliria”: Banka, Financa dhe Kontabilitet (MSc); Menaxhment dhe Informatikë (MSc); Juridiko-civil (MSc);
  4. 'UBT”: Shkenca kompjuterike dhe inxhinieri (MSc); Menaxhment i Mekatronikës (MSc);
  5. 'Kolegji për Studime të Menaxhmentit Internacional”: Menaxhment Gjeneral Internacional (MSc); Financa dhe Kontabilitet Internacional (MSc);
  6. 'Victory”: Politikë Ndërkombëtare dhe Diplomaci (MSc);
  7. 'Dardania”: Administrim Biznesi (MA), Administratë Publike (MA).