Pasojat ekonomike të një strukture qeverisëse të papërgjegjshme

28/03/2013 Shkruan Agron Demi

Nëse më duhet të kontaktoj personin përgjegjës për zhvillim ekonomik në Qeverinë e Kosovës, me kënd duhet të bisedoj?

Publikuar në gazetën "Tribuna", 27 mars 2013.
Qeveria e Kosovës është e strukturuar në atë mënyrë e cila nuk lejon zhvillim ekonomik. Për të ilustruar këtë, merreni vetëm shembullin e privatizimit të PTK: Ministria e Zhvillimit Ekonomik është përgjegjëse për shitjen e PTK. Mjetet nga shitja e PTK duhet ti shërbejnë Ministrisë së Financave si të hyra buxhetore, të parapara edhe Ligjin për Buxhetin 2013. Të hyrat buxhetore nga shitja e PTK, i lejojnë pastaj Ministrisë së Infrastrukturës që të filloj me shtrimin e autostradës Prishtinë-Shkup, projekt gjithashtu i paraparë në buxhet. 

Por çfarë ndodhë në rast se MZHE nuk arrin të shes PTK ose nuk arrin të shes për 300 milion euro? Atëherë buxheti i Kosovës i’a huq të hyrave për 300 milion euro. Qeveria e Kosovës i’a huq investimeve kapitale për 426 milion euro për tri vitet në vazhdim, aq sa është vlerësuar të kushtoj autostrada për Shkup. Dhe krejt në fund, Kosova rrezikon marrëveshjen “Stand-by” me FMN. Një projekt i vetëm dhe një planifikim i keq, vë në rrezik stabilitetin financiar të vendit. Një ndërlidhje e këtillë e projekteve nuk do të duhej të ndodhte asesi. Shitja e një aseti publik nuk duhej të ndërlidhej me stabilitetin financiar të vendit e as me realizueshmërinë e investimeve kapitale. Por, nuk është çudi që mendjet e mbrapshta në Qeverinë e Kosovës, e të cilat nuk janë të pakta, të ndërthurin projektet në këtë mënyrë me qëllim që të rritet presioni për shitjen e PTK, duke e arsyetuar këtë me qëndrueshmërinë e buxhetit dhe marrëveshjen me FMN.

Shembull tjetër i strukturës jo efikase qeverisëse është edhe ekzistimi i dy ministrive që në portofolin e tyre kanë si mision zhvillimin ekonomik, Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë dhe Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, edhe pse shumë lehtë dhe në mënyrë shumë efiçiente kjo fushë do të mund të mbulohej nga vetëm një ministri. Të dy ministritë janë përgjegjëse për privatizim ndërmarrjesh. MZHE për privatizimin e ndërmarrjeve publike, MTI për qendrën turistike në Brezovicë (pa llogaritur këtu edhe AKP i cili është përgjegjës për privatizimin e ndërmarrjeve shoqërore). Nëse një përfaqësues i një vendi të huaj tenton të vendos marrëdhënie bashkëpunimi në fushën e ekonomisë, ai duhet të takohet me të dy ministrat. I tillë ishte rasti edhe i vizitës së ambasadorit pakistanez javën e kaluar, të cilit iu deshtë t’ia përsëris edhe Besim Beqajt edhe Mimoza Kusari-Lilajt se Pakistani është i interesuar në bashkëpunim tregtar në fushën e tekstilit!

Për të ja vënë kapakun këtij lëmshi në strukturën qeverisëse përgjegjëse për zhvillimin ekonomik, në këtë mandat u themelua edhe Ministria e Diasporës, përgjegjëse, ndër të tjera, edhe në thithjen e investimeve nga diaspora, si dhe u krijua një post shtesë i zëvendëskryeministrit për zhvillim ekonomik. Ministri i Diasporës shpenzon para të taksapaguesve për të bindur diasporën se duhet të investoj në Kosovë, kurse për çdo pyetje dhe shqetësim të cilin kanë diaspora në pengesat e tyre për të hapur biznese në Kosovë, Ministria e Diasporës duhet ti orientoj tek MZHE apo MTI. Një punë që shumë lehtë do të mund të mbulohej nga MZHE ose MTI.

Qeveria e Kosovës ishte këshilluar që pas zgjedhjeve të 2010, të ketë vetëm një ministri përgjegjëse për zhvillim ekonomik. Mirëpo, me qëllim që të rehatohen partnerët e koalicionin, Kosova tani ka 19 ministri dhe është vendi me numrin më të madh të dikastereve qeveritare në krahasim me vendet tjera evropiane të përafërta me Kosovën për nga numri i popullsisë. Struktura aktuale qeverisëse përveç që është pengesë në zhvillimin ekonomik, ajo krijon edhe shpenzime marramendëse buxhetore.
Loading Facebook comments ...

From authorArchive

“Stupcat” against corruption

07.10.2014 Shkruan Agron Demi