Dështimi i një tentim mashtrimi financiar

25/04/2013 Shkruan Agron Demi

Apo si u mundua një strukturë e tërë vendimmarrëse të shkel të gjitha ligjet në fuqi me qëllim që tua mundësoj institucioneve mikrofinanciare transferimin e tyre në institucione bankare komerciale?

Publikuar në gazetën `Tribuna`, 24 Prill 2013.

Me 12 prill 2012, Ministria e Financave me këmbëngulje kërkonte aprovimin e Ligjit për Bankat, Institucionet Mikrofinanciare dhe Institucionet Jobankare. Aq shumë i ngutej aprovimi i këtij ligji, saqë në kundërshtim me të gjitha rregullat ligjore dhe kushtetuese, u kërkua hyrja e tij në fuqi në ditën e aprovimit në Kuvend, pa nënshkrim të Presidentes.

Organizatat e shoqërisë civile kundërshtuan përmbajtjen e këtij ligji, veçanërisht nenet të cilat mundësonin transferimin e institucioneve mikrofinanciare nga organizata të shoqërisë civile (statusi i të cilave rregullohet me Ligjin për Asociim në OJQ) në institucione bankare. Avokimi nga OJQ-të për të ndaluar këtë ligj përfshiu të gjitha mekanizmat, si nënshkrimin e një letre të përbashkët nga ana e 55 organizatave jo qeveritare, dërgimi i amendamenteve në Komisionin Parlamentar për Buxhet dhe Financa, Komisionin për Legjislacion dhe Komisionin për Integrime Evropiane. Po ashtu, takuam individualisht edhe Kryetarin e Kuvendit z.Jakup Krasniqi, ministrin e atëhershëm të Financave z. Hamza, ish-Guvernatorin e BQK z.Gërguri, zëvendëskryeministrin Kuçi, etj.

Asnjë fushatë nuk bindi anëtarët e Qeverisë dhe deputetët e koalicionit qeverisës PDK-AKR se aprovomi i këtij ligji do të mundësoj transferimin e kapitalit të OJQ-ve në biznese private. Për shumë vite të pasluftës, institucionet mikrofinanciare ishin regjistruar si organizata joqeveritare në kuadër të Ministrisë së Administratës Publike. Si të tilla, institucionet mikrofinanciare shfrytëzonin dhe vazhdojnë të shfrytëzojnë të drejtat dhe obligimet si çdo organizatë tjetër joqeveritare. Ndër vite, këto institucione mikrofinanciare kanë grumbulluar kapital, të cilin nuk mund ta shfrytëzojnë për veprimtari fitimprurëse. Më 2009, këto institucione synonin që përmes ligjit të ri për asocim në OJQ, të ju mundësohej transferimi i kapitalit nga OJQ në organizata biznesi. Pas kundërshtimeve të shumta të OJQ-ve, Qeveria u tërhoq nga ideja fillestare që përmes Ligjit për Asociim në OJQ, të ndërroj statusin e institucioneve mikrofinanciare. Por, më 2012, të njëjtin qëllim dëshironte të arrinte me Ligjin për Bankat.

Si pjesë e organizatave të shoqërisë civile, kundërshtimi ynë ndaj përmbajtjes së Ligjit për banka ishte se ligji në atë formë binte ndesh me Ligjin për Asociim në OJQ dhe si i tillë e rrezikonte funksionimin e tërë sektorit të organizatave të shoqërisë civile.

Më 12 prill 2013, saktësisht një vit pas aprovimit dhe hyrjes në fuqi të Ligjit për Bankat, Gjykata Kushtetuese pezulloi nenet 90, 95 (1.6), 110, 111 dhe 116.

Në këtë mënyrë, Gjykata Kushtetuese vuri një drejtësi në vend, duke mos lejuar transferimin e kapitalit nga OJQ-të në biznese private. Por, ajo çfarë mbetet shqetësuese është se si vendimmarrësit në ekzekutiv dhe legjislativ, i nënshtrohen presionit dhe organizatave financiare vendore dhe organizatave ndërkombëtare, për të marrë një vendim jo kushtetues, me qëllim të përfitimit financiar të një grupi të caktuar njerëzish? 

Në rast se Gjykata Kushtetuese nuk do të pezullonte nenet e caktuara të Ligjit për Bankat, Bedri Hamza, i cili si Ministër i Financave ishte sponzorizues i Ligjit për banka, me siguri tani si guvernator i BQK do të merrej me menaxhimin e kapitalit miliona eurosh të institucioneve mikrofinanciare.

Loading Facebook comments ...

From authorArchive

“Stupcat” against corruption

07.10.2014 Shkruan Agron Demi