Sa ka ndikuar blerja e laptopëve për deputetët e Kuvendit në shpenzimet e Kuvendit për letër dhe printim?

28/04/2015
Që nga legjislatura e dytë e Kuvendit të Kosovës, deputetët janë pajisur me laptop të punës, me arsyetimin se kjo do t’u ndihmojë atyre në punë dhe do të kursejë në shpenzimet për letër dhe printim.
Blerja e laptopëve ka vazhduar edhe në legjislaturën e tretë dhe të katërt, për të vazhduar pastaj me planet për blerjen e tabletëve të tipit iPad, gjithnjë me shpresën se përdorimi i teknologjisë informative do të ndikojë në kursimin e shpenzimeve për printim dhe fotokopjim.

Mirëpo, sipas të dhënave të siguruara nga Instituti GAP, përmes kërkesës për qasje në dokumente publike, del se futja në përdorim e laptopëve, nuk ka pasur ndikim në shpenzimet për letër, aparate fotokopjimi dhe printimi, ngjyrë për fotokopje dhe printer.

kuvendipatekst2