Mbahet konferenca rreth zbatimit të Ligjit të Punës në gjashtë mujorin e parë

25/06/2011

nstituti për Studime të Avancuara GAP, me mbështetje të Fondacionit Friedrich Ebert me seli në Prishtinë, organizoi konferencën me titull ‘Zbatimi i Ligjit të Punës në gjashtë mujorin e parë’.

Per te lexuar analizen e GAP, klikoni ketu;

Download:

Në këtë konferencë Instituti GAP prezantoi analizën me të njëjtin titull, kurse pas prezantimit të analizës pati një debat të mirëfilltë nga pjesëmarrësit në konferencë. Prezent ishin përfaqësues nga Komisioni Parlamentar për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenies Sociale, nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, përfaqësues nga sindikatat e punëtorëve, nga asociacionet e bizneseve private, Komisioni Evropian, Banka Botërore, nga shoqëria civile, etj.




Përmes kësaj analize Instituti GAP ka identifikuar problemet e para që lidhen me zbatimin e Ligjit të Punës, sidomos në sektorin privat, sikurse neni që rregullon pushimin e lehonisë, ai për kontratat e punës dhe orarin e punës. Në këtë studim analizohet edhe roli dhe rëndësia e mekanizmave mbikëqyrës të ligjit të punës, në veçanti roli i Inspektoratit të punës dhe i gjykatave në zgjidhjen e kontesteve të punës. Në fund të analizës Instituti GAP ofron një varg rekomandimesh që do të ndihmonin në zbatimin sa më të plotë të Ligjit të Punës.