Qeverisja e Mirë

Qendra për Zhvillim Politik është njësia në kuadër të Institutit GAP dhe e cila është përgjegjëse për hulumtimet dhe analizat që kanë të bëjnë me qeverisjen e mirë, transparencën, ndarjen e pushteteve, punën e ekzekutivit, legjislativit dhe pushtetit lokal. Qendra për Zhvillim Politik përgjatë këtyre viteve ka publikuar me dhjetëra raporte lidhure me funksionimin e komunave të Kosovës dhe qeverisjes lokale në përgjithësi.

Hulumtuesit dhe analistët e GAP të angazhuar në kuadër të Qendrës për Zhvillim Politik kanë qenë pjesë e shumë grupeve punuese në kuadër të komisioneve parlamentare, duke ndihmuar deputetët e Kuvendit të Kosovës në amendamentimin dhe plotësimin e draft-ligjeve, monitorim të ligjeve në fuqi dhe pjesëmarrje në dëgjime publike. GAP po ashtu ka ndërtuar platformën për monitorimin e punës së Qeverisë së Kosovës përmes projektit GAP Monitor.