Instituti GAP është duke kërkuar një Hulumtues/e të Lartë me përvojë dhe me njohuri në fushën e politikave publike.
Kandidatët/et duhet të plotësojnë këto kushte:Të kenë kualifikime akademike në ndonjë fushë që ndërlidhet me politikat publike (zhvillimi ekonomik, financat publike apo energjia)
Të kenë të paktën dy vite pervojë pune në hulumtime (e preferuar përvoja në ndonjë think-tank vendor ose të huaj)
Të kenë publikime, si autorë/e ose bashkë-autorë/e të analizave/studimeve në fushën e politikave publike
Të posedojnë shkathtësi për prezentimin e studimeve
Aftësi të mira të shkrimit në gjuhën shqipe dhe angleze
Instituti GAP është një think-tank vendor me më shumë se dhjetë vite përvojë në kërkime dhe avokim për politika më të mira publike.
Për të aplikuar për këtë pozitë ju lutem dërgoni:
- CV-në tuaj,
- një letër motivimi, dhe
- një publikim/punim (në gjuhën shqipe ose angleze) në info@institutigap.org.
Konkursi është i hapur deri më 21 prill 2022.
Vetëm kandidatët/et që përmbushin kriteret e lartëpërmendura do të kontaktohen. Kandidatët/et që përzgjedhen për këtë pozitë pritet që të fillojnë punën në fillim të muajit maj.