Hyrje
Të gjeturat e këtij hulumtimi tregojnë se kriza ekonomike e pandemisëCOVID-19 në Kosovë ka goditur rëndëgratë,të rinjtë dhe komunitetet jo-shumicë. Shkalla e papunësisë tek gratë në fillim të pandemisë ishte rreth 31%.Pasiguria ekonomike që ka krijuar pandemia, ka shkaktuar dëme në të gjitha bizneset dhe industritë në Kosovë, ku 65%e bizneseve me pronare gra nuk kanë operuar fare gjatë periudhës së karantinimit, kurse rreth8% e grave e kanë humbur vendin e punës qysh në fillimin e pandemisë. Në anën tjetër, koha e kaluar duke bërë punë shtëpiake të papaguara është rritur shumë më tepër tek gratësesa tek burrat. Sipas Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP),rreth 42%e grave, krahasuar me 19% të burravejanë detyruar të punojnë nga shtëpia gjatë pandemisë.
Papunësia tek të rinjtë po ashtu ishte në nivele shumë të larta në fillim të pandemisë me mbi 46%. Sipas Agjencisë se Statistikave të Kosovës (ASK), në fillim të pandemisë të rinjtë kishin gjasa dy herë më shumë të jenë të papunë në krahasim me të rriturit,kurse komuniteti rom, ashkali dhe egjiptian mbetet grupi më i cenueshëm në shoqëri në kohë pandemie me papunësi dhe shkallë të lartë të varfërisë ekstreme.
Përkundër nevojave shumë të mëdha të këtyre grupeve shoqërore, përfshirja e tyre nëPakon për Rimëkëmbje Ekonomike nuk është adekuate. Masat e parapara për këto grupe janë jo adekuate si për nga buxheti ashtu edhe nga kriteret në bazë të të cilës është hartuar kjo pako. Rrjedhimisht, kemi mungesë të njëprogrami që bazohet në nevojat dhe dëmët që i ka shkatuar pandemia tek këto grupe.
Përfshirja ekonomike dhe sociale e grave, të rinjve dhe komuniteteve pakicë, janë në thelbin e masave të rimëkëmbjes ekonomike të çdo vendi. Pozicioni i pafavorshëm i grave në biznes, të rinjve në tregun e punës, si dhe pozicionin e komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian në shoqërinë kosovare, e ka rritur edhe më shumë pasigurinë dhe vështirësinë e tyre gjatë pandemisë.
Për të ndihmuar ekonominë e vendit, me 13 gusht 2020, në mbledhjen e 23-të, qeveria miratoi pakon e rimëkëmbjes ekonomike që kap vlerën prej 365 milionë euro dhe përmban 15 masa të rimëkëmbjes. Masa shtatë i dedikohet të rinjve, masa nëntë komuniteteve jo shumicë, dhe masa dhjetë grave.
Tabela 1. Tri nga masat e Pakos së Rimëkëmbjes Ekonomike
Masa |
Përshkrimi i masës |
Shuma |
Masa shtatë |
Mbështetje financiare për punësimin e të rinjve, përkrahjen e organizatave të shoqërisë civile, grupeve tjera jofromale, stimulimit të aktiviteteve kulturore, artistike, sportive dhe vitalizimit te tyre |
5,000,000 € |
Masa nëntë |
Mbështetjeve komuniteteve jo shumicë në Republikën e Kosovës, për projektet dhe iniciativat që synojnë përmisimin e jetës dhe rigjallërimin ekonomik të tyre |
2,000,000 € |
Masa dhjetë |
Mbështetje financiare për projektet dhe iniciativat që synojnë përmisimin e pozitës së gruas në shoqëri dhe ekonomi |
2,000,000 € |
Ky raport ofron një analizë të shkurtër rreth përfshirjes së këtyre tri grupeve në pakon për rimëkëmbje ekonomike, duke shikuar se sa ajo mbulon nevojat e tyre dhe duke ofruar shembuj nga praktikat e shteteve tjera në ndihmën financiare ndaj grave dhe të rinjve.
Përfshirja e grave në pakon për rimëkëmbje ekonomike
Raporte të ndryshme tregojnë se gratë janë më të prekura ekonomikisht se burrat nga kriza e pandemisëCOVID-19. Sipas Eurofund,kjo pandemi paraqet një rrezik serioz të kthimit mbrapa të dekadave të arritjeve në barazinë gjinore. Përderisa, disa nga ndikimet e pabarabarta gjinore të krizës aktuale mund të jenë të përkohshme dhe mund të ndryshojnë në një fazë të mëvonshme, ky hulumtim konstaton, që sidomos në vendet në zhvillim, mund të ketë pasoja afatgjata.
Sidoqoftë, situata në Kosovë edhe para pandemisë ka qenë kritike për jetën sociale dhe ekonomike të gruas. Shkalla e pjesëmarrjes joaktive në tregun e punës është shqetësueseme 79.7% që do të thotë se vetëm rreth 123 mijë gra janë aktive ose kërkojnë punë.Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, punësimi tek gratë është vetëm14.1%, shifër kjo shumë më e ulët se tek burrat, ku shkalla e punësimit është 44%.Gratë janë të punësuara kryesisht në sektorët e arsimit, tregtisë dhe kujdesit shëndetësor, kurse 60% e grave punojnë në sektorin privat.Gjithashtu,gratë, të cilat zënë 60% të vendeve të punës në institucionet publike shëndetsore, janë në vijën e parë të krizëssë shkaktuar nga COVID-19.Ndërkaq, në sektorët e shërbimeve joformale janë 30% e tyre që punojnë pa kontrata. Çfarë mbetet shqetësueseështë se ky numër i vogël i grave të punësuara mund të ulet edhe më shumë gjatë pandemisë për shkak të mbylljes së bizneseve dhe shkurtimit të vendeve të punës. Sipas vlerësimit të UNDP-së, pas shfaqjes së pandemisë COVID-19 në Kosovë, rreth 8% e qytetarëve të intervistuar e kishin humbur punën.
Pandemia ka shkaktuar dëme të mëdha në biznese e sidomos në bizneset e vogla. Nga një sondazh i kryer nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, nga 166 gra pronare biznesi, 68% prej tyre u përballën me vështirësi nëmirëqenie ekonomike gjatë pandemisë, dhe se rreth 65% e bizneseve të tyre kanë qenë të mbyllura plotësisht ose pjesërisht gjatë periudhëssë karantinimit.
Në pakon për rimëkëmbje ekonomike,përmes masësdhjetë, qeveria ka paraparëmbështetje financiare për projektet dhe iniciativatqë synojnë përmirësimin e pozitës së grave në shoqëri dhe ekonomi, në vlerë prej 2 milionë euro. Sipas Agjencisë për Barazi Gjinore, masa dhjetë është në zbatim të drejtpërdrejtë me synimet e rritjes gjithëpërfshirëse dhe edukimit parashkollor të nënvizuara në Strategjinë Zhvillimore të Kosovës dhe në përputhje me një seri aktivitetesh të shprehura në Programin e Kosovës për Barazi Gjinore 2020 - 2024. Grupi i parë që do të përfitojë nga ky fond janë institucionet e arsimit parashkollor privat (çerdhet dhe kopshtet private) dhe institucionet e arsimit parashkollor të regjistruara si OJQ (çerdhet dhe kopshtet private)të licencuara nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH). Shuma e totale e paraparëpër këtë qëllim në kuandër të masës masës dhjetë është njëmilion euro. Ndërkaq, pjesa e dytë e pakos nuk është ekzekutuar ende, e cilasipas Agjencise për Barazi Gjinore me shume bindje do të ekzekutohet për bizneset e vogla të grave dhe organizatave joqeveritare që bëjnë punë në komunitet (Intervistë me Drejtoreshën e Agjencisë për Barazi Gjinore, Edi Gusia).
Gratë përbëjnë gjysmën e popullsisë dhe shkalla e lartë ejo-aktivitetit tek gratë në tregun e punës, shkalla e lartë e papunësisë dhe numri i lartë i grave që punojnë pa kontrata, bëjnë që pjesa më e madhe e tyre të mos mund të përfitojnë nga kjo masë.Ndër problemet kryesore mbetet që pakoja nuk përkrah gratë që punojnë në sektorin jo-formal (Intervistë me Drejtoreshën e Organizatës për Barazi dhe Siguri Gjinore, Luljeta Demolli). Gjithashtu, sa i përket pjesës së realizimit të njëmilion eurove në ndihmesë të institucioneve parashkollore të arsimit privat, ato janë të destinuara për qeratë dhe shpenzimet operative të cerdheve, mirëpo nuk është një komponentë që ndikon që gratë e prekura nga pandemia të rimëkëmben ekonomikisht.
Në anën tjetër, masa dhjetë nuk përfshin nënat vetëushqyese të cilat janë prekur nga kriza pandemike. Shtetet fqinje, sikurse Maqedonia e Veriut,në një ndër masat e saj ka përfshirë kartela të pagesës në vlerë prej 6 mijë denarëve (rreth 97euro) që do ti marrin prindërit e vetëm.
Përfshirja e të rinjve në pakon për rimëkëmbje ekonomike
Integrimi i të rinjve në jetën sociale dhe ekonomike gjatë pandemisëështë vështirësuar. Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO)ka paralajmëruar se një në gjashtë të rinj do të humbasin punën, kurse13% prej tyre nuk kanëqasje në kurse, mësimdhënie ose trajnim.Në Kosovë, pjesa e popullsisë nën moshën 30 vjeç përbën rreth 55% të gjithë popullsisë. Sipas ASK-së,shkalla e papunësisë tek të rinjtëështë 49.1%. Ndërkaq, përqindja e të rinjve që nuk janë të punësuar, as në shkollim, as në trajnim të moshës 15-24 vjeç, është 34.1%. Ndërsa, ky numër është më i lartë tek rinia e gjinisë femërore me 60.2%, krahasuar me meshkujt 47.1%. Në anën tjetër, po sipas ASK, informaliteti është shumë i lartë në mes të rinjve. Gati gjysma (48.2%) e të rinjve të punësuar të moshës 15-24 vjeç janë në sektorin jo-formal.Sipas një raporti të Bankës Botërore për tregun e punës në Ballkanin Perëndimor, Kosova ka nivelin më të lartë të papunësisë së të rinjve në rajon.
Pasojat socio-ekonomike të pandemisë kanë goditur të rinjtë në Kosovë më ashpër se grupmoshat e tjera. Sipas vlerësimit të UNDP, tek moshta 18-24, 12% prej tyre kanë humbur punën, ndërsa për 45% puna e tyre është pauzuar përkohësisht në fillim të pandemisë.Ndërprerja e arsimimit, trajnimit apo mësimit në vendin e punës vështirëson edhe më shumë gjetjen e punëve në një të ardhme te afërt. Sektorët endërtimtarisë, gastronomisë dhe tregtisë që janë goditur më së rëndi nga pandemia, janë sektorët ku 33% e të punësuarve janë të rinj. Këta sektorë kanë edhe shkallën më të lartë të informalitetit dhe si pasojë largimi nga puna është shumë më i lehtë.
Për të ndihmuar të rinjtë gjatë pandemisë, Qeveria e Kosovës, përmes masës shtatë në kuadër të pakos së rimëkëmbjes ekonomike, parasheh mbështetje financiare për të rinjtë dhe organizatat jo-formale, stimulimin e aktiviteteve kulturore, artistike, sportive dhe revitalizimin e tyre me vlerë rreth pesë milionë euro. Më këtë synohet promovimi i mobilitetit të të rinjve për arsim në hapësirën evropiane të arsimit të lartë, fuqizim i kapaciteteve të organizatave rinore, si dhe do të zhvillohet skema për mbështetje për punësim të të rinjve, subvencionimit të ndërmarrësve të rinj, lehtësira për tranzicion nga shkolla në punësim dhe mundësi për punë praktike.
Sa i përket punësimit të të rinjve, Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit (MKRS) ka përzgjedhur gjithsej 167 përfitues nga thirrja publike për mbështetje financiare publike për rritjen e punësimit përmes granteve start-up, që bëhet çdo vit. Sidoqoftë, për dëmet që ka shkaktuar pandemia në punësimin e të rinjve, MKRS deri tani ka nënshkruar vetëm një iniciativë në vlerë prej 500 mijë euro me UNDP, që është paraparë në Masën 1 të planit të veprimit për shpërndarjen e fondit të rimëkëmbjes për dikasteret e MKRS-sëqë mbështesin 400 të rinj me mundësi praktike, ku kjo e fundit e merr përsipër pjesën e implmentimit.Mirëpo, departamenti i rinisë, konkretisht Zyra për Punësimin e të Rinjve nuk ka qenë e përfshirë në shpërndarjen e këtij buxheti. Sipas tyre, ky buxhet nuk është i mjaftueshëm në krahasim me ndikimin e pandemisë tek të rinjtë dhe rritjen e punësimit tek ky grup (Intervistë me një punonjës të MKRS që dëshiron të mbetet anonim).
Shtete tjera, si Maqedonia e Veriut,kanë mbështeturstudentët që nga maji duke ndarë prej pakos me vlerë prej 355 milionë euro, 12 milion euro për të rinjtë, përfshirë 3,000 denarë (48 euro) për tu shpenzuar në produktet dhe shërbimet vendase, mbështetje financiare deri në 6,000 denarë (96 euro) për të mbuluar shpenzimet e shkollimit në universitet si dhe lehtësime për tu regjistruar për strehim për studentët që vijnë nga familje me të ardhura të ulëta.
Përfshirja e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian nëpakon për rimëkëmbje ekonomike
Komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian fatkeqësisht mbeten ndër grupet më të diskriminuara në Kosovë.Ky komunitet, gjithashtu po përballet rëndëedhe me fatkeqësitë natyrore dhe krizatekonomike. Sipas një vlerësimi nga OSBE mbi pasqyrën e komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë, situata është përmisuar, mirëpo shifrat tregojnë ende një gjendje shqetësuese.
Shkalla e papunësisë tek të rinjtë rom, ashkali dhe egjiptian është rreth 75%.Një problem tjetër shqetësues qëndron në mungesën e regjistrimit të anëtarëve të këtyre komuniteteve si të papunë në qendrat e punësimit. Sipas të dhënave, vetëm 3 romë, 88 ashkali dhe 5 egjiptianë u regjistruan si të papunë në prill 2020 në Ferizaj; 17 romë, 69 ashkali dhe asnjë egjiptian në Lipjan, ndërsa kishte 2 romë, 13 ashkali dhe 3 egjiptian në Fushë Kosovë.
Sa i përket përmirësimit të pozitës së këtyre tri komuniteteve në shoqërinë kosovare, shumica e tyreia atribuojnë këtë përmirësim ndihmave nga shoqëria civile dhe organizatave ndërkombëtare sesa institucioneve të vendit. Gjithashtu, gjatë pandemisë furnizime ushqimore dhe higjienike janë shpërndarë nga organizata të ndryshme të vendit dhe ndërkombëtare si UNICEF, GAIA Kosovë,si dhe nga vullnetarë aktiv (Intervistë me përfaqësues të organizatave nga komunitet iRom, Ashkal idhe Egjiptian).
Masa nëntë e pakos për rimëkëmbje ekonomikeka paraparëdy milionë euro në mbështetje të projekteve dhe inciativave që synojnë përmirësimin e jetës dhe rigjallërimit ekonomik të komuniteteve jo-shumicë. Zyra për Çështje të Komuniteteve ka realizuar konkurs për organizatat joqeveritare dhe ndërmarrjet e vogla me tri objektiva: sigurimin e nevojave themelore të jetesës për personat në nevojë nga radhët e komuniteteve jo-shumicë që përfshin dergesën e pakove me gjëra ushqimore dhe higjienike, zbutjen e pasojave ekonomike nga pandemia ndaj ndërmarrjeve të vogla që përfshinë ndihma për punësimin e ndërmarrjeve të vogla dhe punësimin e komuniteteve jo-shumicë, dhe ofrimin e ndihmës për personat e braktisur dhe të sëmurë, duke edhe ndihmën psikologjike. Kjo zyre synon t’i arrijë objektivat përmes thirrjes publike për dorëzimin e propozim projekteve për organizatat joqeveritare dhe ndërmarrjet e vogla, të cilat do t’i realizojnë aktivitetet në territorin e Kosovës. Deri më tani nuk dihet se sa është shkalla e realizimit të aktiviteteve në kuadër të këtyre objektivave.
Sipas rrjetit të organizatave të grave rome, ashkali dhe egjiptase,sfidat e tyre me punën në komunitet kanë qenë të mëdha e sidomos për furnizimet esenciale gjatë kësaj periudhe. Sipas tyre,shuma e ndarë për komunitetet pakicë nuk është e mjaftueshme në krahasim me gjendjen paraprake të komuniteteve dhe dëmët e shkaktuara nga pandemia (Intervistë me Drejtoreshën e Rrjetit të Organizatave për gratë Rome, Ashkali dhe Egjiptiase, Shpresa Agushi).
Përfundime dhe rekomandime
Të gjeturat e këtij hulumtimi tregojnë se shuma prej dy milionë euro për gratë që janë ndikuar nga pandemia është e pamjaftueshme duke pasur parasysh ndikimin e pandemisë dhe gjendjes paraprake të papunësisë tek gratë. Kriteret e përdorura për zbatimin e masësdhjetënuk targetojnë grupe të prekura rëndë nga pandemia, sikurse gratë që punojnë në sektorin jo-formal. Po ashtu pjesa e dytë e masës dhjetë nuk është implementuar ende dhe kjo mund të ketë pasoja edhe më të mëdha tek bizneset e grave pasiqë numri i grave të punësuara mund të ulët edhe më shumë gjatë pandemisë për shkak të mbylljes së bizneseve dhe shkurtimit të vendeve të punës.
Në anën tjetër, zbatimi i masës shtatë, që parasheh përkrahje për të rinjtë, ende nuk është zbatuar sa duhet.Nga aktivitetet e parapara në këtë masë, vërehet se mungon një planifikim i duhur që të mbështeten studentët me të ardhura të ulëtasikurse në rastin e Maqedonisë së Veriut dhe përkrahja e studentëve nga fushat strategjike për vendin tonë.
Komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian përballen me shkallë të lartë të varfërisë. Ndihmat gjatë pandemisë kaneardhur kryesisht nga vullnetarët, duke i furnizuar me ushqim dhe gjëra higjienike. Masa nëntë e pakos së rimëkëmbjes nuk dihet se deri në cfarë mase është realizuar.
Në përgjithësi,procesi i konsultimit publik në hartimin e këtyre tri masave nuk ka përfshirë mjaftueshëm kategoritë e prekura nga pandemia. Në këtë kontekst rekomandohet që:
- Pakoja për rimëkëmbje për vitin 2021 të përfshijë masa specifikepër gratë e vetëpunësuara, punëtoret në sektorin jo-formal, si dhe të mbështetën gratë me të ardhura të vogla ose që kanë kaluar ne punë me gjysmë orari dhe nuk mundet t’i mbulojnë nevojat e familjes, e sidomos kur gratë janë prind i vetëm;
- Të ofrohet ndihmë financiare për studentët, familjet e të cilëve mund të jenë prekur nga pandemia, dhe sidomos ata nga zonat rurale, duke ofruar ndihma për mbulim të shpenzimeve për konvikte dhe ushqim. Rëndësi e vecantë duhet t’i kushtohet ndihmesës së studentëve nga fushat sikurse ajo e IT-së ose mjekësisë që janë shumë të rëndësishme për zhvillimin ekonomik dhe social të Kosovës;
- Të krijohen masa praktike dhe efektive që promovojnë qasje të barabartë në arsim, punësim, shëndetësi dhe strehim për komunitetin rom, ashkali dhe egjiptian;
- Institucionet qeveritare, gjatë hartimit të pakove të reja ekonomike lidhur me pandeminë duhet të përfshijnë sa më shumë përfaqësues të organizatave civile dhe institucioneve tjera, në mënyrë që masat e hartuara të kenë efekt të madh dhe të përfshijnë të gjitha shtresat në nevojë.
Ky raport është publikuar në kuadër të ciklit të parë të Programit të Mentorimit Profesional i cili synon të rrisë aftësitë hulumtuese dhe të shkruarit për hulumtues dhe gazetarë të rinj, përmes mentorimit nga hulumtuesit e Institutit GAP dhe gazetarët e Kosovo 2.0.
Ky publikim është botuar me asistencë të Bashkimit Evropian. Përmbajtja e këtij publikimi është përgjegjësi e vetme e Institutit GAP dhe Kosovo 2.0 dhe në asnjë mënyrë nuk mund të paraqes pikëpamjet e Bashkimit Evropian.Projekti “Inovacioni për mediat e qëndrueshme dhe angazhimin qytetar” i financuar nga BE, implementohet nga: Kosovo 2.0 dhe Instituti GAP.
Raporti është i disponueshëm edhe në gjuhën serbe, ju lutem na shkruani në info@institutigap.org.
Fjolla Muçaj ka përfunduar studimet baçelor për punë sociale në Universitetin e Prishtinës, nga të cilat vitin e fundit e kreu në Universitetin e shkencave të Aplikuara OTH Regensburg të Gjermanisë. Atje ajo ka qenë e përfshirë në projekte dhe organizata vullnetare për të drejtat e imigrantëve, veçanërisht me integrimin social të grave dhe fëmijëve imigrantë në shoqërinë gjermane. Së fundi, ajo së bashku me disa studente të Regensburg-ut dhe studente të Prishtinës ka themeluar rrjetin Bridg!t që ka për qëllim fuqizimin e studenteve në ndërmarrësi.