Instituti GAP është një Think Tank i themeluar në vitin 2007 në Kosovë. Përgjatë këtyre viteve, GAP ka qenë direkt pjesëmarrës në dhjetëra grupe punuese qeveritare për hartim të politikave dhe një numër i madh i dokumenteve publike që tani ndodhen në zbatim njohin kontributin e GAP gjatë procesit të hartimit të tyre. GAP ka publikuar me dhjetëra analiza dhe raporte; GAP u ka dhënë hapësirë për punë një numri të madh të profesionistëve të fushave të ndryshme; publikimet e GAP janë ndër më të cituarat në mediat vendore dhe raporte të ndryshme ndërkombëtare; studiues të shumtë, të cilët merren me zhvillimet politike në Kosovë, kanë cituar publikimet e GAP në studimet e tyre.
Instituti GAP synon që të mbushë hendekun në mes të qeverisjes dhe qytetarëve, në mes të problemeve dhe zgjidhjeve, me qëllim të avancimit të shoqërisë kosovare. Këtë e bëjmë duke avokuar për një qeverisje më të mirë, duke monitoruar punën e institucioneve publike, dhe duke rekomanduar zgjidhje konkrete mbi politikat publike. GAP adreson sfidat ekonomike, politike dhe sociale në vend duke mobilizuar profesionistë të fushave të ndryshme.
Instituti GAP është duke kërkuar:
- Një (1) Hulumtues/e të Lartë
në kuadër të një projekti që është aktualisht duke e zbatuar dhe ka për qëllim fuqizimin e grave dhe pakicave në Kosovë përmes mbështetjes direkte financiare dhe asistencës teknike për bizneset e tyre.
Kandidatët/et duhet të plotësojnë këto kushte:
- Të kenë kualifikime akademike në ndonjë fushë që ndërlidhet me politikat publike (zhvillimi ekonomik, fuqizimi i grave dhe minoriteteve, financat publike);
- Të kenë shkathtësi të avancuara në shkrimin dhe editimin e raporteve në gjuhën shqipe dhe angleze;
- Të kenë të paktën dy vite pervojë pune në hulumtime (e preferuar përvoja në ndonjë think-tank vendor ose të huaj);
- Të kenë publikime, si autorë/e ose bashkë-autorë/e të analizave/studimeve në fushën e politikave publike;
- Të posedojnë shkathtësi për prezentimin e studimeve;
- Aftësi të mira të shkrimit në gjuhën shqipe dhe angleze.
Instituti GAP është një think-tank vendor me më shumë se 15 vite përvojë në kërkime dhe avokim për politika më të mira publike. GAP ofron paga konkurrente dhe mundësi tejet të mira për zhvillimin e mëtejshëm të shkathtësive kërkimore dhe avancimit në karrierë.
Për të aplikuar për këtë pozitë ju lutem dërgoni:
- CV-në tuaj,
- një letër motivimi, dhe
- një publikim/punim (në gjuhën shqipe ose angleze) në info@institutigap.org.
Konkursi është i hapur deri më 30 mars 2023. Kandidatët/et e suksesshëm pritet të fillojnë punë gjatë muajit prill.
Vetëm kandidatët/et e përzgjedhur për intervistë do të kontaktohen.