Qasja e Kosovës ndaj të huajve dhe azilkërkuesëve

12/02/2021

Ky hulumtim është kryer nga Jon Bytyqi në kuadër të projektit të mentorimit që mbështetet nga Bashkimi Evropian dhe implementohet nga Kosovo 2.0 dhe Instituti GAP.

Hyrje

Viteve të fundit, vendet e Bashkimit Evropian janë vërshuar nga një valë emigrantësh të cilët vijnë kryesisht nga vendet me kriza të mëdha socio-ekonomike apo ato me konflikte të hapura. Një trend i tillë vërehet edhe në Kosovë. Derisa një numër i madh i qytetarëve të Kosovës migrojnë në vende më të zhvilluara për të kërkuar një jetë më të mirë, shtetas të huaj synojnë Kosovën për të njëjtën gjë.

Nga viti 2015, kërkesat në Kosovë për azil, bashkim familjar, leje qëndrime (që lidhen kryesisht me banorët rezidentë të shteteve tjera që janë në marrëdhenie pune në Kosovë), studime dhe arsye të tjera kanë shënuar rritje graduale. Ky trend ka ndikuar në rritjen e migrimit në vendin tonë, i cili gjatë vitit 2019 arriti pikën më të lartë.

Rritja e numrit të azilkërkuesëve në Kosovë ka paraqitur edhe një varg sfidash për institucionet shtetërore, duke filluar nga Policia e Kosovës, Qendrat për Azil dhe Migrim, dhe institucione të tjera të cilat kanë përgjegjësi për të menaxhuar fluksin e imigrantëve në përputhje me aktet ligjore.

Kosova bën pjesë në vendet të cilat kanë hartuar kornizën ligjore të azilkërkuesëve në përputhje me acquis të Bashkimit Evropian (BE) si pjesë e procesit të integrimit BE si dhe në bazë të kërkesave nga procesi për liberalizim të vizave me BE-në. Fusha e migrimit në Kosovë është e rregulluar në bazë të legjislacionit në fuqi për migrimin, nga i cili tri ligje janë kryesore, Ligji për të huajt, Ligji për azil dhe Ligji për shtetësinë e Kosovës. 

Sipas Ligjit Nr. 06/L- 026 për azil, termi “azil“ nënkupton mbrojtje që Kosova u ofron refugjatëve. Me këtë epitet, përfshihet edhe e drejta për vendqëndrim në Republikën e Kosovës si dhe të drejtat tjera të garantuara me këtë ligj. Ndërsa “azil-kërkues” është person ihuaj, i cili e ka parashtruar kërkesën për azil apo mbrojtje plotësuese. Ata konsiderohen të tillë që nga momenti i parashtrimit të kërkesës për azil e deri në marrjen e vendimit përfundimtar. “Azilant” është i huaji, të cilit i është lejuar statusi i azilit në Republikën e Kosovës. Ndërkaq, sipas Ligjit Nr. 04/L-219 për të huajt, të huaj kosiderohen të gjithë individët që nuk janë nënshtetas të Republikës së Kosovës, por që në Kosovë vijnë për asye si turizmi dhe zbavitje, punësimi dhe biznesi, shkollimi në institucionet e Kosovës apo edhe bashkimi familjar. Kurse Ligji për shtetësinë e Kosovës përcakton mënyrën e fitimit, humbjes apo edhe rifitimit të shtetësisë së Republikës së Kosovës.

Procedurat e aplikimit për azil në Kosovë janë të përshtatura sipas standardeve të shteteve që janë pjesë e Bashkimit Evropian dhe këto procedura njejtë si Kosova, edhe ato shtete i kanë të rregulluara me ligj. Kërkesa për azil nga të huajt mund të bëhet me gojë apo në formën e shkruar gjatë kontrollit në pikën e kalimit kufitar, në çdo stacion policor por edhe direkt në zyrat e Departamentit për Shtetësi, Azil dhe Migracion (DSHAM). Për personat që parashtrojnë kërkesën për azil dhe nuk kanë strehim, Kosova ofron akomodim kolektiv në Qenda për Azil.

Marrë parasysh rritjen e numrit të azilkërkuesve në Kosovë dhe nevojës për trajtim sa më dinjitoz dhe në përputhje me ligjet shtetërore, ky raport analizon numrin dhe arsyet e kërkesave për azil, rregullimin ligjor dhe trajtimin e azilkërkuesve gjatë qëndrimit në Kosovë. Hulumtimi mbështetet në të dhënat e institucioneve si DSHAM (Departamenti për Shtetësi, Azil dhe Migracion në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brenshme (MPB).

Trendi i të huajve dhe azilkërkuesëve në Kosovë

Nga viti 2015 deri në shtator 2020, numri total i të huajve që kanë aplikuar për leje qëndrimi   në Kosovë dhe kanë marrë përgjigje pozitive ishte 23,783. Nga numri total i kërkesave, 12,587 prej tyre ishin kërkesa për punë, 9,056 për bashkim familjar, 1,182 për studime dhe 958 për arsye të tjera.


Tabela 1: Numri i aplikuesve dhe arsyet e aplikimit për leje qëndrim në Kosovë.

Arsyeja/viti

2015

2016

2017

2018

2019

2020  (Janar – Shtator)

Totali

Bashkim familjar

1,435

1,807

1,924

1,680

1,855

871

9,572

Punësim

1,565

2,296

2,865

2,899

2,533

1,076

13,234

Studim

187

227

281

210

229

131

1,265

Të tjera

257

264

213

136

55

65

990

Totali

3,444

4,594

5,283

4,925

4,672

2,143

25,061

Burimi: Departamenti për Shtetësi, Azil dhe Migracion

Në përgjithësi, arsyet për kërkimtë lejeqëndrimit në Kosovë në pesë vitet e fundit variojnë nga punësimi me 52.8%, bashkimi familjar 38%, studimet 5%, dhe arsyet të tjera4%.Nga këto të dhëna shihet se nga viti 2015 deri në vitin 2017 u shënuar rritja më e lartë në pesë vitet e fundit me 53.4%. Në këtë ngritje, kategoria e punësimit pati ndikimin më të madh me mbi 83% rritje. Aplikimet kanë vazhduar deri në vitin 2020 mirëpo me një trend më stabil.

Sipas të dhënave, në muajt janar – shtator 2020 kemi pasur gjithsej 2,143kërkesa për paisje me leje qëndrim në Republikën e Kosovës. Nëse një trend i tillë ka vazhduar edhe gjatë tre mujorit të fundit, atëhere në vitin 2020 mund të presim një rënië të kërkesave për leje qendrim në Kosovë krahasuar me vitin 2019. Kjo rënie mund të ndërlidhet edhe me kufizimet në levizje të ndërmarra nga shtetet e shumta si hap për parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID-19.

Aplikimi për leje qëndrim për punësim ka shënuar rritje të vazhdueshme përveç në vitin 2020. Një ndër arsyet që numri i kërkesave për leje pune në Kosovë ka qenë trend në rritje mund të ketë qenë prezenca në rritje e kompanivetë mëdha të huaja që operojnë në Kosovë si Bechtel Enka, Limak, Kesco etë tjera.

Një tjetër arsye për leje tëqëndrimit në Kosovë është edhe bashkimi familjar. Kërkesat për bashkim familjar pothuajse kanë qenë të njejta gjatë gjithë kohës, të cila gjithashtu pritet të ketë një rënië gjatë vitit 2020. Ndërkohë që kërkesat për studim në Kosovë kanë shënuar rritje deri në vitin 2017 pastaj kanë pësuar rënie të vazhdueshme në vitet në vijim. Ngjajshëm ka ndodhur edhe me kategoritëe tjera që përfshinë kërkesate natyrës sikurse vizita turistike, shkencore e studimore. Edhe tek kjo sferë ka qenë e pritshme që gjatë vitit 2020 si shkak i pandemisë Kosova të ketë më pak kërkesa të kësaj natyre, e cila nëse kthehet në përqindje del se kanë ulje.

Në anën tjetër, kërkesat për azil në Kosovë kanë qenë në rritje tëvazhdueshmegjatë viteve të fundit. Në vitin 2015 numri total i azilkërkuesve në Kosovë ishte 70 kurse në vitin 2019arrin në 2,081. Prejardhja e tyre ishte kryesisht nga Siria me mbi 41%. Sipas të dhënave, 1,753 sirianë kanë kërkuar azil në gjashtë vitet e fundit në Kosovës. Më pastaj për nga trendi në rritje është Iraku me 706 kërkesa, ndërkohë që me kërkesa relativisht më të ulëta vijnë nënshtetasit e Afganistanit 389, Maroku 293, Palestina 263, Algjeria 252 etë tjerë të paraqitura në tabelën 2.


Tabela 2: Prejardhja, numri dhe ndryshimi i trendit ndër vite të azilkërkesave në Kosovë.

Prejardhja/viti

2015

2016

2017

2018

2019

2020  (Janar – Shtator)

Totali

Siri

58

55

26

237

911

466

1753

Afganistan

0

228

44

7

53

57

389

Palestinë

2

3

2

79

89

88

263

Algjeri

1

0

14

41

120

76

252

Turqi

0

0

7

75

47

0

129

Irak

6

3

3

31

559

104

706

Libi

0

3

22

31

48

0

104

Pakistan

0

0

11

19

12

0

42

Iran

1

9

4

20

9

10

53

Maroku

1

2

0

36

152

102

293

Tjera

1

4

14

19

81

139

258

Totali

70

307

147

595

2081

1081

4242

Burimi: Departamenti për Shtetësi, Azil dhe Migracion.

Nga të dhënat e mësipërme mund të vërejmë se Kosova frekuentohet dhe shikohet si vend azil kryesisht nga qytetarët e vendeve në Lindjen e Mesme. Mund të vërehet që azilkërkuesit me prejardhje nga Siria i prijnë listës së personave që kanë kërkuar azil në Kosovë, me theks të veçantë gjatë dy viteve të fundit kur ka një rritje drastike. Në raport me vitin 2018, gjatë vitit 2019 kërkesat për azil nga ky vend pothuajse është trefishuar, e kërkesa të njejta mund të ketë pasur edhe në vitin 2020, gjithmonë duke u bazuar në trendin në rritje të numrit që ishte të paktën deri në muajin shtator.

Sipas ligjeve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare, Kosova ka për obligim trajtimin e dinjitetshëm të aplikuesve për azil. Konkretisht, Ligji për azil kërkon nga shteti që për aplikuesit (azilkërkuesit) të garantohen këto të drejta themelore: aplikuesit kanë të drejtë të qëndrojnë në Kosovë, të kenë kushtet themelore të jetesës, të kenë kujdesin shëndetësor, të kenë ndihmën sociale themelore, ndihmen ligjore pa pagesë, lirinë e mendimit dhe besimit fetar, të drejtën e arsimimit për fëmijet si dhe të drejtën e punës dhe përgatitjes profesionale.

Për më tepër, azilkërkuesvene Kosove u takon një asistencë sociale me vlere50 euro në muaj për individ, 75 euro për familje dhe ne rast te numirt te madhe te anetareve te familjes shkon deri ne 125 euro. Qendra për Azil në afërsi të Lipjanit u ofron shërbime të akomodimin, veshmbathje, pako higjienike, ushqim, shërbime juridike, shërbime psiko-sociale, kurse të kompjuterëve dhe të gjuhës shqipe.

Përfundime

Numri i shtetasve të huaj në Kosovë ka shënuar ngritje në pesë vitet e fundit si nga ata që kanë aplikuar për punësim, bashkim familjar e studim ashtu edhe atapër azil. Në të gjitha kategoritë vërehet një rënie e aplikimeve në vitin 2020. Kjo mund të ndërlidhet me kufizimet e lëvizjes si pasojë e gjendjes shëndetësore me virusin Covid-19.

Për dallim nga imigrimi për arsyje të punësimit dhe bashkimit familjar të cilat kanë pasur një ngritje të lehtë, kërkesat për azil nga viti 2016 deri në vitin 2019 kanë shënuar njëngritje mjatë të lartë ku në disa raste kishte katërfishim të numrit të kërkesave. 

Prejardhje e azilkërkusve është kryesisht nga Siria dhe Iraku, vende të cilat po përballen me situatë të vështirë socio-ekonomike apo konflikte të hapura civile. Pa marrë parasysh nëse këta persona vendosin të qëndrojnë në Kosovë për periudha të gjata kohore apo përdorin Kosovën si vend tranzit, ardhja e tyre në përmasa kaq të larta mund të paraqes sfidë për institucionet shtetërore tëcilat kanë obligim t’i akomodojnë ata sipas obligimeve ligjore.

Qendra për Azil në afërsi të Lipjanit ofron disa shërbime bazike për të strehuar një pjesë tëazilkërkuseve në Kosovë. Mirëpo me rritje e numrit të tyre në vitet në vijim, kjo qendër mund tëmbingarkohet përtej kapacitetit të saj. Kjo mund të rrezikojë përmbushjen e obligimeve ligjore e njerëzore ndaj personave që kërkojnë azil në Kosovë.

Ky raport është publikuar në kuadër të ciklit të parë të Programit të Mentorimit Profesional i cili synon të rrisë aftësitë hulumtuese dhe të shkruarit për hulumtues dhe gazetarë të rinj, përmes mentorimit nga hulumtuesit e Institutit GAP dhe gazetarët e Kosovo 2.0.

Ky publikim është botuar me asistencë të Bashkimit Evropian. Përmbajtja e këtij publikimi është përgjegjësi e vetme e Institutit GAP dhe Kosovo 2.0 dhe në asnjë mënyrë nuk mund të paraqes pikëpamjet e Bashkimit Evropian.Projekti “Inovacioni për mediat e qëndrueshme dhe angazhimin qytetar” i financuar nga BE, implementohet nga: Kosovo 2.0 dhe Instituti GAP.

Raporti është i disponueshëm edhe në gjuhën serbe, ju lutem na shkruani në info@institutigap.org

Jon Bytyqi ishte pjesë e grupeve rinore e vullnetare gjatë shkollimit fillor dhe të mesëm në Gjakovë. Aktualisht studion shkencën politike në Universitetin e Prishtinës, ku është po ashtu i angazhuar në instancat e larta të përfaqësimit studentor.