Instituti GAP ka kontribuar në përmbajtjen e Ligjit të Punës, si dhe rregullisht ka publikuar raporte për zbatueshmërinë e Ligjit të Punës, kapacitetet e Inspektoratit të Punës, rregullimin e pushimit të lehonisë, etj.
Siç shpjegohet edhe me memorandumin shpjegues për Projektligjin e Inspektoratit të Punës, Instituti GAP ka qenë një ndër organizatat e shoqërisë civile e cila ëstë konsultuar gjatë procesit të hartimit të Projektligjit për Inspektoratin e Punës.
Megjithatë, Instituti GAP ka vërejtje në përmbajtjen e Projektligjit, dhe përmes komenteve të cilat i kemi adresuar, shpresojmë se do të evitohen problemet të cilat Instituti GAP i ka evidentuar në praktikën e gjertanishme të punës së Inspektoratit dhe të cilat nuk adresohen me Projektligjin për Inspektoratin e Punës.
Komentet mbi Projektligjin për inspektoratin e punës nga Instituti GAP mund ti gjeni duke klikuar këtu.