Ndërrmarrja e re (NKEC) kostoja e operimit

23/05/2019

A e dini se taksapaguesit kosovarë paguajnë rreth 100 mijë euro në vit vetëm për pagat e stafit të NKEC, ndërmarrje kjo e cila nuk ka kurrfarë funksioni para ndërtimit të TC Kosova e Re?

Aktualisht, NKEC ka pesë Anëtarë të Bordit dhe një Kryeshef Ekzekutiv. Gjatë këtij viti pritet që të punësohet edhe një Sekretar i Ndërmarrjes dhe një Zyrtar Kryesor Financiar dhe i Thesarit.

Për 4 vite, që është koha deri kur proklamohet se do të përfundojë ndërtimi i TC Kosova e Re, taksapaguesit kosovarë do të paguajnë rreth 400 mijë euro vetëm për stafin e NKEC.

Krijimi i shpenzimeve në një kohë kur garancia për projektin është e domosdoshme të votohet në Kuvendin e Kosovës përbën, ndër të tjera, edhe shpërfillje të autoritetit të Kuvendit.

Përveç themelimit të panevojshëm të NKEC, shpenzimet nga paratë e taksapaguesëve kosovarë janë skandaloze dhe në shpërputhje me realitetin e një projekti që është në pikëpyetje të madhe.

#mosthujsekamdite