Programi i Rimëkëmbjes Ekonomike - Mungesa e një qasje sektoriale

29/12/2020

Instituti GAP sot ka publikuar raportin mbi mungesën e qasjes sektoriale në programin për rimekëmbjen ekonomike. Raporti argumenton se si pandemia COVID-19 ka goditur në mënyrë jo-proporcionale industri të ndryshme të ekonomisë në Kosovë, dhe meqë vendimet e Qeverisë së Kosovës për kufizim të aktivitetit biznesor dhe lëvizjes së qytetarëve të cilat ishin marrë për të parandaluar përhapjen e virusit nuk janë të njëjta për secilën industri, rrjedhimisht edhe efektet ekonomike dallojnë.

Duke u bazuar në të dhënat më të fundit të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), raporti tregon se aktivitetet ekonomike me rënien më të lartë të deklarimit të qarkullimit janë industria e arteve, argëtimit dhe rekreacionit (79%), patundshmëria (44%), transporti dhe magazinimi (43%) dhe akomodimi dhe shërbimi ushqimor (37%). Përkundër kësaj, ndihmesat e Qeverisë së Kosovës kanë qenë kryesisht uniforme në të gjitha industritë ekonomike. Kjo qasje rrezikon që rimëkëmbja të vështirësohet te industritë e rëndësishme dhe strategjike të vendit.

Andaj, Instituti GAP rekomandon që Qeveria të merr parasysh industritë që kanë rënie më të lartë dhe të i targetojë ato me fonde të cilat janë proporcionale me dëmin që kanë pësuar,sikurse me politika që ndikojnë veçanërisht në rimëkëmbjen e tyre.

Raportin e plotë mund ta gjeni duke klikuar këtu.

Raporti në gjuhen serbe është i disponueshem në formë të printuar.

 

Projekti "Inovacioni për mediat e qëndrueshme dhe angazhimin qytetar" implementohet nga: Kosovo 2.0 dhe Instituti GAP.

Ky publikim është botuar me asistencë të Bashkimit Evropian. Përmbajtja e këtij publikimi është përgjegjësi e vetme e Institutit GAP dhe Kosovo 2.0 dhe në asnjë mënyrë nuk mund të paraqes pikëpamjet e Bashkimit Evropian.