Thirrje për Aplikim - Gara me shkrime "Të hyrat dhe shpenzimet e buxhetit të Kosovës"

09/11/2018

ANALIZONI BUXHETIN E KOSOVËS PËRMES SHKRIMEVE TË BAZUARA NË TË DHËNA 

Garë e hapur për shkrimin më të mirë në analizimin e të dhënave buxhetore 

Instituti GAP nga ky vit fillon garën me shkrime për të rinjtë e Kosovës në përpjekje për të shfrytëzuar energjinë, kreativitetin dhe iniciativën e të rinjve për promovimin e një kulture të qytetarisë aktive, hulumtimit, dhe informimit mbi gjendjen e buxhetit shtetëror. Gjithashtu, kjo nismë synon të frymëzojë rininë për të menduar se si secili/a prej nesh mund të bëjë ndryshim me vetë-iniciativë.

Tema e përgjithshme: “Të hyrat dhe shpenzimet e buxhetit të Kosovës”

Tema potenciale: “Sa është e rëndësishme përfshirja e qytetarëve në vendosjen e prioriteteve buxhetore?”; “Cilat investime janë më frytdhënëse?”; “Në cilën fushë duhet të prioritizohen investimet?”; “Sa investohet në infrastrukturë shkollore e sa në programet dhe cilësinë e arsimit?”; “Cilat fusha subvencionohen më së shumti e sa ndikojnë këto subvencione në zhvillim profesional apo rritje të produktivitetit?”; “Trendet e të hyrave”; “Analiza e buxhetit të komunës sime”, etj.

Publikime për buxhetin e Kosovës mund të gjeni në faqen e Institutit GAP (http://www.institutigap.org/publikime), ndërsa shkrime të shkurtëra gjeni në GAP Monitor (http://www.institutigap.org/monitor).

*Inkurajoheni të krijoni temën dhe argumentet tuaja nga çështjet që iu preokupojnë më së shumti, ndërsa çështjet e mësipërme t’i merrni vetëm si inspirim.

Udhëzimet për aplikim:

  • Autorët e shkrimeve duhet të jenë studentë 18-23 vjeç.
  • Shkrimet duhet të jenë origjinale dhe të pabotuara. Shkrimet e plagjiarizuara do të refuzohen.
  • Shkrimet duhet të shkruhen nga një apo dy autorë. Shkrimet e shkruara nga më shumë se dy bashkë-autorë nuk do të pranohen.
  • Shkrimet duhet të jenë deri në 1,000 fjalë. Shkrimet më të gjata do të diskualifikohen automatikisht.
  • Burimet e të dhënave duhet të citohen brenda tekstit/me fusnotë. Nuk ka nevojë për listë referencash.
  • Në shkrim duhet të iu referoheni qartë të dhënave nëse ato janë: shpenzime aktuale (nga raportet financiare) apo të planifikuara (nga Ligji për buxhetin).
  • Burimet potenciale të të dhënave:
  • Shkrimet duhet të dërgohen në format PDF, font Times New Roman, në madhësi 12 dhe me hapësirë 1.0 në emailin info@institutigap.org,
  • Në titullin e emailit (Subject) shkruani Gara me Shkrime, Emri dhe Mbiemri.
  • Afati i fundit për dorëzim të shkrimeve është më 5 dhjetor 2018 në mesnatë.
  • Shkrimet e dorëzuara pas afatit të përcaktuar nuk do të merren parasysh. 

Formati i Shkrimeve:

  • Hyrje
    • Paragrafi hyrës duhet të përfshijë tezën apo qëllimin e shkrimit, duke i njoftuar lexuesit rreth temës kryesore të tij. Nuk duhet përdorur të dhëna ose fakte thelbësore që mbështesin argumentet tuaja në këtë seksion.
  • Përmbajtja
    • Vendosni të gjitha të dhënat dhe faktet këtu. Organizoni idetë në sa më shumë paragrafë të nevojshëm që mbështesin tezën apo qëllimin e shkrimit tuaj. Nëse keni tri argumente, shkruani ato në tre paragrafë duke i radhitur sipas rëndësisë dhe potencialit për t’i mbështetur ato.  
  • Përfundimi
    • Mos vendosi informacione apo të dhëna të reja në këtë paragraf. Vetëm përmblidheni mirë shkrimin duke ripërmendur argumentet kryesore të tij dhe duke sinjalizuar fundin e tij apo duke bërë një "thirrje për veprim" nëse shkrimi juaj do të shkruhet në atë mënyrë që të bind lexuesit të veprojnë kundrejt diçkaje.

Vlerësimi i Shkrimeve:

Instituti GAP do të përzgjedhë një panel vlerësues nga tre analistë dhe hulumtues brenda Institutit si dhe një profesor/eshë të Ekonomisë/Ekonomiksit.

Paneli vlerësojnë në mënyrë të pavarur të gjithë finalistët në bazë të kritereve të mëposhtme:

  • Origjinaliteti në temat e trajtuara
  • Përdorimi i të dhënave në mënyrë të drejtë/ Saktësia e të dhënave
  • Cilësia dhe thellësia e hulumtimit
  • Stili i shkrimit, gramatika, drejtshkrimi, pikësimi dhe citimi

Çdo anëtar/e i/e panelit vlerësues do të lexojë dhe vlerësojë përmbajtjen e përgjithshme dhe thelbin e shkrimit dhe pastaj do të notojë me pikë tri shkrimet më të mira nga i tërë grumbulli. Nëse secili/a anëtar/e vlerëson shkrime të ndryshme, atëherë ato maksimum 12 shkrime potenciale (tri nga çdo anëtar/e) do të rivlerësohen në grup për të përcaktuar fituesit përfundimtarë.

Fituesit do të lajmërohen veçanërisht, ndërsa kandidatët tjerë në grup varësisht nga numri i shkrimeve të pranuara.

Çmimet:

Vendi i parë: 150 Euro dhe certifikatë

Vendi i dytë: 120 Euro dhe certifikatë

Vendi i tretë: 100 Euro dhe certifikatë

 

Shkarkoni PDF file duke klikuar këtu.