Të gjithë personat fizik dhe juridik, duke përfshirë edhe ata që nuk janë qytetarë të Republikës së Kosovës apo nuk kanë seli të biznesit të tyre në Kosovë, gëzojnë të drejta të barabarta bë mbrojtjen e shpikjes me patentë
Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e saj 143-të, të mbajtur më 1 shtator 2010, miratoi Projektligjin për Patenta. Me këtë projektligji synohet të përcaktohen kushtet për mbrojtjen e shpikjeve me anë të patentës, fitimi, vëllimi dhe kohëzgjatja e mbrojtjes, të drejtat ekskluzive, procedurat për regjistrimin, ndryshimin, vazhdimin, zbatimin e të drejtave të Patentës, përfundimi i vlefshmërisë dhe anulimi i patentës.
Të gjithë personat fizik dhe juridik, duke përfshirë edhe ata që nuk janë qytetarë të Republikës së Kosovës apo nuk kanë seli të biznesit të tyre në Kosovë, gëzojnë të drejta të barabarta bë mbrojtjen e shpikjes me patentë.
Zyra për Pronësi Industriale është organi përgjegjës i themeluar në bazë të Udhëzimit Administrativ Nr. 2007/06 dhe i cili organ bën mbrojtjen ligjore të shpikjeve, markave tregtare, dizajnëve industriale, emërtimeve të origjinës, treguesve gjeografik dhe topografive të qarqeve të integruara, si dhe Çështjet tjera që dalin nga marrëveshjet ndërkombëtare nënshkruese e të cilave është Republika e Kosovës. Pra kjo Zyrë do ti kryej të gjitha procedurat në lidhje më dhënien e patentave, certifikatave suplementare të mbrojtjes për shpikje, dhe po ashtu do të bëjë publikimin e një gazete zyrtare të titulluar Buletini Zyrtar për Pronësinë Industriale në Kosovë, që përmban të dhëna për aplikimin dhe të drejtat e dhëna për pronësinë industriale etj.
Gjithashtu, me këtë projektligj janë specifikuar dispozitat ndëshkimore ku parashihet që në raste të shkeljes nga kryesi i veprës, pra gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tij tregtare, shfrytëzon pa autorizim të personit i cili zotëron patentën, mund të dënohet nga 3,000 € deri 5,000 €. Gjobat tjera sillen nga 200 € deri 5,000 € varësisht prej peshës së veprës së kryer nga shkelësi.
Ky projektligj, me hyrjen në fuqi të saj, pas miratimit nga Kuvendi, shfuqizon Ligjin Nr. 2004/49 'Për Patentim” si dhe aktet tjera që janë në kundërshtim me të.