GAP Monitor 6

17/10/2009

Qeveria e Kosovës e ka përmbyllur gjashtëmujorin e parë të qeverisjes në vitin 2009.

Numrin e 6 të GAP Monitor mund ta lexoni duke klikuar; 

Shkarko dokumentin:

 

Në muajin shkurt, Qeveria ka miratuar Planin e Punës për vitin 2009, i cili i përfshin aktivitetet njëvjeçare të Zyrës së Kryeministrit dhe të gjitha Ministrive. Sipas këtij plani, Qeveria e Kosovës, për çdo tre muaj, do ta rishikojë zbatimin e planit të punës së secilës Ministri. Një gjë e tillë nuk ka ndodhur në këta gjashtë muaj të qeverisjes. Plani i Punës së Qeverisë për 2009 asnjëherë nuk është rishikuar në mbledhjet e Qeverisë. 

Edhe këtë muaj, Qeveria e Kosovës ka mbajtur katër mbledhje në të cilat ka marrë 31 vendime. Listës së 115 Projektligjeve në Strategjinë Legjislative të Qeverisë për 2009 i janë shtuar edhe katër Projektligje. Qeveria ka miratuar edhe tri Projektligje që kanë qenë të parapara me strategjinë legjislative, si dhe ka miratuar katër strategji dhe plane të veprimit. Edhe në këtë periudhë, Qeveria ka vazhduar me marrjen e vendimeve për mbështetje financiare të kategorive të dala nga lufta (UÇK), ku me dy vendime janë ndarë 208,500 euro.

 

Për këto dhe vendime të tjera, ju ftojmë ta lexoni numrin e gjashtë të GAP Monitor.