U emërua Këshilli Mbikëqyrës i Agjencionit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale

30/09/2010

Ligji për Mbrojtjen e të Dhënave Personale u miratua nga Kuvendi i Kosovës me 28 prill të vitit 2010. Qëllimi kryesor i këtij Ligji është përcaktimi i të drejtave, përgjegjësive, parimeve dhe masave lidhur me mbrojtjen e të dhënave personale si dhe të themeloj institucionin përgjegjës për mbikëqyrjen e legjitimitetit të përpunimit të të dhënave.

Ne mbledhjen e 146 Qeveria e Kosovës emëroj Këshillin Mbikëqyrës të Agjencionit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Në Ligji për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Neni i 29 i tij shpjegon statusin e agjencisë ku thuhet se Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale është agjenci e pavarur, e ngarkuar për mbikëqyrjen e zbatimit të rregullave për mbrojtjen e të dhënave ku anëtarët e saj veprojnë të pavarur në pajtim me këtë ligj dhe nuk duhet të pranojnë asnjë udhëzim nga palët tjera. Qëllimi kryesor i Agjencisë është që të u jep këshilla organeve publike dhe private për Çështjet lidhur me mbrojtjen e të dhënave; të vendos lidhur me ankesat e subjektit të të dhënave; të bën inspektimin dhe kontrolle; të informon publikun për Çështjet dhe zhvillimet në fushën e mbrojtjes së të dhënave dhe të promovon përkrah të drejtat themelore për mbrojtjen e të dhënave personale. 

Ky Agjencioni udhëhiqet nga Këshilli Mbikëqyrës, i cili përbëhet nga Mbikëqyrësi Kryesor Shtetëror dhe mbikëqyrës shtetëror. Bazuar në Neni 31 të Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale,  emërimi i Mbikëqyrësit Kryesor Shtetëror dhe mbikëqyrësve shtetëror bëhet nga Kuvendi i Kosovës me propozimin e Qeverisë së Kosovës për një periudhë (pesë) vjeÇare me mundësi emërimi edhe për një mandate.

Agjencia ka buxhetin e saj, përderisa fondet për punën e Agjencisë sigurohen nga Buxheti i Kosovës buxhet i cili përcaktohet nga Kuvendi i Kosovës me propozimin e Mbikëqyrësit Kryesor Shtetëror.

Propozimet për Mbikëqyrësin Kryesor Shtetërorë dhe Mbikëqyrësit Shtetëror do të dërgohen në Kuvend për aprovim në pajtim me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.