GAP Monitor 5

19/09/2009

Në muajin maj, Qeveria e Kosovës ka mbajtur katër takime, në të cilat ka marrë 23 vendime.

GAP Monitor 5 mund ta lexoni duke klikuar; 

Shkarko dokumentin:

Në njërën prej mbledhjeve, Qeveria nuk ka marrë asnjë vendim, por vetëm i ka diskutuar detajet e vizitës së Nënpresidentit Amerikan, Joseph Biden. 

Gjatë këtij muaji, Qeveria e Kosovës ka miratuar shtatë projektligje dhe një udhëzim administrativ. 

Brenda një periudhe pesëmujore, Qeveria e Kosovës ka miratuar nga dy herë këto tri projektligje: për TVSH-në, për Tatimin mbi të Ardhurat Personale dhe për Tatimin mbi të Ardhurat e Korporatave. 

Është marrë vendim që të rifillohet me shpronësimet në fshatin Hade, ndërsa Harilaqi i Fushë Kosovës është caktuar si lokacion për derdhjen e mbeturinave të rrezikshme. 

Me një vendim, Qeveria i ka kërkuar udhëheqjes komunale në Lipjan që ta anulojë vendimin për operimin e taksistëve në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës. 

Sa u përket vendimeve të Qeverisë në muajt e kaluar, edhe pse Projektligjin për Prishtinën e ka miratuar në muajin prill, atë ende nuk e ka dërguar në Kuvend për miratim. Njëjtë ka vepruar edhe me Projekt-Strategjinë e Kosovës Kundër Korrupsionit 2009-2011. 

Instituti GAP ka vazhduar me monitorimin e vendimeve të katër muajve të kaluar. Mirëpo, për dallim nga numrat e kaluar, kësaj radhe pasqyrimi i vijimësisë në zbatimin e vendimeve do të pasqyrohet në një tabelë, ndaras nga pjesa përshkruese e GAP Monitor. Tabela e re jep një pasqyrë më të qartë rreth asaj se si ka shkuar zbatimi i vendimeve prej marrjes së tyre. Shumë vendime që janë marrë gjatë katër muajve të kaluara - nuk janë duke u zbatuar në tërësi, ose nuk kanë filluar së zbatuari fare. Për të gjitha këto dhe për vendimet tjera, ju ftojmë ta lexoni numrin e pestë të GAP Monitor, si dhe ta analizoni tabelën për zbatueshmërinë e vendimeve.
Gjithashtu, i falënderojmë të gjithë ata që na kanë kontaktuar në monitor@institutigap.org. 
Mirëpresim çdo koment, sugjerim, ose kritikë nga ju.

Lexim të këndshëm!