GAP-i propozon formimin e Komisionit Parlamentar për Auditim

12/10/2008

Një nga problemet kryesore me të cilat ballafaqohen institucionet e Kosovës, aq shpesh sa i ka përmendur edhe GAP-i, janë korrupsioni dhe keqpërdorimi dhe keqmenaxhimi i fondeve publike.

Shkarko dokumentin:

 Në mënyrë që të mbikëqyren shpenzimet e fondeve publike, në 2003 SRSG caktoi një Auditor General, detyra kryesore e të cilit është të auditoj të gjitha institucionet publike fondet e të cilave vijnë nga Buxheti i Kosovës. Megjithatë, në një sistem parlamentar, siq është Kosova, ligjbërësi – jo Auditor General – duhet të ketë përgjegjësinë kryesore dhe vendimtare në aprovimin e shpenzimeve publike në përputhje me qëllimet dhe prioritetet e qeverisë, si dhe të mbikqyrë nëse shpenzimet e tyre bëhen në përputhje të plotë me ligjin. 
Përderisa Kuvendi i Kosovës është institucioni më i lartë që aprovon shpenzimet publike, ky policy lajmërim rekomandon krijimin e një Komiteti Parlamentar për Auditim. Me krijimin e këtij komiteti Kuvendi i Kosovës do të merrte përgjegjësinë jo vetëm në alokimin e fondeve, por gjithashtu për siguruar se buxheti shpenzohet ashtu siq edhe është aprovuar nga kuvendi.