Këto tri udhëzime administrative të miratuara nga Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të 135-të, dalin nga Ligji për Menaxhimin e Integruar Kufitar dhe Kontrollin e Integruar Shtetëror, i cili është miratuar nga Kuvendi i Kosovës më 21 maj 2008.
Në mbledhjen e saj të rregullt, të 135-të, të radhës, e cila u mbajt më 28 korrik 2010, Qeveria miratoi Udhëzimin Administrativ për Shënjimin e Vijës Kufitare bazuar në Ligjin për Menaxhimin e Integruar dhe Kontrollin e Kufirit Shtetëror, gjegjësisht Nenin 7 ku flitet për shënimin e vijës kufitare. Qëllimi i këtij udhëzimi administrativ është përcaktimi i mënyrës së shënjimit dhe mirëmbajtjes së kufirit shtetëror të Republikës së Kosovës, siÇ përcaktohet me marrëveshjet ekzistuese ndërkombëtare. Gjithashtu, në këtë udhëzim administrativ është përkufizuar vija kufitare gjegjësisht, toka e Kosovës, pjesa e ujërave ndërkufitare të cilat i takojnë Kosovës, nëntoka dhe hapësira ajrore. Në këtë udhëzim administrativ përkufizohen po ashtu kompetencat për shënjimin e vijës kufitare e cila duhet të bëhet nga komisionet ndërshtetërore nga të dyja palët që i ndanë kufiri.
Po ashtu në të njëjtën mbledhje me vendimin 05/135, u miratuar edhe udhëzimi tjetër administrativ në kuadër të Ligjit për Menaxhimin e Integruar Kufitar dhe Kontrollin e Kufirit Shtetëror, gjegjësisht Nenit 10 të këtij ligji që përcakton përgjegjësinë për trajtimin e incidenteve kufitare. Qëllimi i këtij udhëzimi administrativ është përcaktimi i mënyrës së raportimit, hetimit dhe zgjidhjes së incidenteve kufitare. Për më shumë, në raste të shkeljes së pacenueshmërisë së kufirit shtetëror të kryer nga organet shtetërore të huaja apo zyrtarët shtetëror të huaj, organet kompetente duhet të ndërmarrin menjëherë të gjitha masat për hetimin e tyre si dhe më pas të raportojnë tek organet kompetente si Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, Ministria e Punëve të Brendshme dhe tek Ministria e Punëve të Jashtme. Ndërkaq, sa i përket trajtimit të incidente kufitare, ato duhet të bëhen përmes negociatave në mes të autoriteteve kompetente të të dyja vendeve, përmes kanaleve diplomatike si dhe përmes punës së komisioneve të përbashkëta të përcaktuara me marrëveshje ndërkombëtare.
Dhe së fundi me vendimin 06/135, duke u bazuar në Ligjit për Menaxhimin e Integruar dhe Kontrollin e Kufirit Shtetëror, përkatësisht Nenit 20 që përcakton procedurat për ndërtimin dhe vendosjen e objekteve në zonën e kalimit kufitar, u miratua edhe Udhëzimin Administrativ për Ndërtimin e Ndërtesave Brenda Zonës së Kalimit të Kufirit. Me këtë udhëzim përcaktohen procedurat e veÇanta për miratimin e lejes për ndërtimin e objekteve, ndryshimin e qëllimit të tyre dhe vendosjen e lehtësirave brenda zonës së kalimit të kufirit shtetëror. Zonat e kalimit kufitar duhet të planifikohen, ndërtohen dhe organizohen në mënyrë që të mundësojnë kryerjen e sigurt, të vazhdueshme dhe me shpenzime efektive të detyrave të kontrollit të kufirit shtetëror. Ministria e Punëve të Brendshme është përgjegjëse për planifikimin, ndërtimin dhe organizimin e zonave të kalimit të kufirit shtetëror, në konsultim me Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave, Ministrinë e Transportit dhe Post-Telekomunikacionit si dhe të agjencive tjera të përfshira në punën kufitare.
Investitori apo zyra projektuar është e obliguar që para dorëzimit të kërkesës për projektin ndërtues tek organi kompetent për lëshimin e lejeve të nevojshme, të siguroj miratimin nga ana e MPB-së. Kërkesa nuk duhet të miratohet nëse lehtësirat, pajisjet ose mjetet e tilla, apo aktivitetet e tjera që do të kryhen, pengojnë kryerjen e vazhdueshme të kontrollit kufitar dhe masat e sigurisë në zonën e kontrollit kufitar.