107 Euro shtesë për zjarrfikësit

25/03/2010

Në Buxhetin e Kosovës për vitin 2010 janë paraparë shtesat prej 107 Eurove për rrezikshmërinë në punë për zjarrfikësit. Mirëpo, këto shtesa ende nuk janë ndarë për tre mujorin e parë të 2010. Në mbledhjen e 113-të të Qeverisë është marrë vendim, vendimi 06/113, që të bëhet alokimi i parakohshëm i këtyre mjeteve buxhetore. Zjarrfikësit do të marrin shtesat prej 107 Eurove në mënyrë retroaktive nga janari 2010.

 

Në të gjitha komunat e Kosovës numri i zjarrfikësve të angazhuar është 718. Për mbulimin e shtesave gjatë një viti për të gjithë zjarrfikësit nevojiten 921,912 Euro.