Komisioni Kosovar i Konkurrencës (KKK) është institucion i cili është formuar me Ligjin për Konkurrencën. Përgjegjësi e tij është që të mbikëqyr zbatimin e këtij ligji, promovimin e konkurrencës ndërmjet ndërmarrjeve dhe mbrojtjen e konsumatorit. KKK përbëhet prej pesë anëtarëve të zgjedhur nga Kuvendi i Kosovës pas propozimit të Qeverisë së Kosovës. Mandati i anëtarëve të KKK varion nga 1 deri 5 vite. Sipas nenit 25.3 të Ligjit për konkurrencë, procedurat për përzgjedhjen dhe emërimin e anëtarëve të KKK duhet të ndjekin këtë procedurë: ' Qeveria themelon një komision profesional të pavarur për të identifikuar dhe intervistuar individët që janë kandidatë potencial për anëtarësi në KKK. Komisioni në fjalë do të pranoj aplikacionin dhe do ti intervistoj të gjithë personat e interesuar. Komisioni në fjalë do të hartoj dhe dorëzoj Qeverisë një listë që përmban emrat e 10 kandidatëve që Komisioni i ka konstatuar si më të kualifikuarit. Qeveria do të ia dorëzoj Kuvendit listën në fjalë së bashku me të gjitha dokumentacionet përcjellëse mbi kandidatët dhe punën e Komisionit. Komisionet përkatëse të Kuvendit do t'i intervistojnë prapë 10 kandidatët dhe së bashku do t'i zgjedhë dhe propozoj Kuvendit të gjithë 5 kandidatët me të kualifikuar. Kandidati duhet të marrë shumicë votash në Kuvend në mënyrë që të emërohet. Kuvendi ka të drejtë të refuzojë cilindo ose të gjithë kandidatët e paraqitur nga Qeveria dhe të kërkoj nga Qeveria që të përgatisë dhe dorëzoj një listë të re me emrat e kandidatëve të tjerë. Nëse Qeveria nuk i përmbush detyrimet e parapara me nenin 25.3 brenda 90 ditëve, Komisionet përkatëse të Kuvendit munden që në mënyrë të pavarur të identifikojnë, intervistojnë dhe rekomandojnë kandidatët para Kuvendit.” Mirëpo në ligj nuk ceket se si duhet që të zhvillohet procedura e përzgjedhjes dhe emërimit të anëtarëve pasi që atyre tu ketë skaduar mandati. Nëse nënkuptohet se duhet ndjekur të njëjtën procedurë, atëherë Qeveria nuk ka respektuar këtë rregull me rastin e propozimit të Gani Asllanit për anëtar të KKK. Me vendimin 4/114 Qeveria i ka rekomanduar Kuvendit që për anëtar të KKK të emëroj Gani Asllanin dhe CV e tij ja ka përcjell Kuvendit. Mirëpo në Kuvend nuk është dorëzuar lista prej më shumë emrash kandidatë për anëtar të KKK, ashtu siÇ parashihet edhe me ligj.