'Epopeja e UÇK-së” është manifestim tradicional i cili për Çdo vit organizohet nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës. Manifestimi mbahet në datat 5, 6 dhe 7 mars që koincidon me datën e rënies së Heroit të Kombit Adem Jashari dhe sakrificës së familjes së tij. Ky është manifestimi i tretë që organizohet nën patronatin e Kryeministrit ThaÇi. Në dy vitet e kaluara mjetet buxhetore për organizimin e këtij manifestimi kanë qenë pjesë e buxhetit të rregullt dhe Qeveria nuk ka marrë vendim të veqantë për ndarje të mjeteve. Kurse këtë vit, Qeveria ndan 50,000 Euro për këtë manifestim dhe këto mjete i merr nga rezervat e Qeverisë.
Në këtë manifestim janë organizuar një mori aktivitetesh duke filluar nga nderimi i krerëve të lartë shtetëror dhe ish luftëtarëve nga Garda e Nderit e FSK-së si dhe organizimi i ceremonisë me rastin e shpalljes Anëtarë Nderi të Organizatës së El Mustafa El Ktirit, Komisar i Lartë i Veteranëve të Marokut dhe Astrit Lekës, ish luftëtarë i LNÇ-së dhe këshilltarë në Federatën Botërore të Veteranëve. Janë bërë homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Prekaz, Gllogjan, KleÇkë dhe ReÇak. Në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë është mbajtur Akademi Solemne Përkujtimore. Amnifestimi është mbyllë me 'Natën e Zjarreve” në Prekaz.