Obligohet Ministria e Punëve të Brendshme që të përgatis edhe një strategji

28/03/2010

Ministria e cila gjatë këtij mandati qeverisës më së shumti ka përgatitur dhe është duke zbatuar dokumente strategjike është Ministria e Punëve të Brendshme (MPB). Që nga fillimi i mandatit qeverisës në janar 2008, Qeveria e Kosovës ka miratuar shtatë strategji të cilat janë pregatitur dhe zbatohen nga MPB. Më 8 mars në mbledhjen e 113-të Qeveria e Kosovës me vendimin 04/113 ka obliguar që të hartoj strategjinë e radhës – Strategjinë Nacionale dhe Planin e Veprimit për Siguri në Bashkësi.

 

Sipas MPB, kjo strategji pritet të hartohet brenda vitit. Siguria në Bashkësi për disa vite radhazi është projekt i veqantë i Policisë së Kosovës. Shumica e Kuvendeve Komunale kanë themeluar komitete e veÇanta për siguri në bashkësi. Strategjia e cila do të miratohet brenda këtij viti pritet që të jetë dokument bazë dhe unik sa i përket bashkërendimit të aktiviteteteve në kët fushë.