Ndahen 45,814 Euro në fushata avokuese për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara

28/03/2010

Në mbledhjen e 155-të mbajtur më 25 mars 2010 Qeveria ka marrë dy vendime për ndarje të mjeteve buxhetore për dy projekte avokuese për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të personave më aftësi të kufizuara. Me vendimin 02/115 janë ndarë 23,420 Euro për projektin 'Avokimi për programin – Edukimi i hershëm për fëmijët me aftësi të kufizuara”; kurse me vendimin 03/115 janë ndarë 22,394 Euro për projektin 'Të përfundojmë diskriminimin institucional duke promovuar në media zërin e personave me aftësi të kufizuara”. Këto mjete merren nga programi buxhetor për shpenzime të paparashikuara dhe barten në Zyrën e Kryeministrit, si implementuese e këtyre projekteve.

 

Po në të njëjtën mbledhje Qeveria ka ndarë edhe 250,000 Euro për inventarizimin e ndërtesës së re të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.