Instituti i Kosovës për Administratë Publike (IKAP) është themeluar në tetor 2003 me urdhëresën administrative të UNMIK-ut 2003/25. IKAP funksionon në kuadër të Ministrisë s Administratës Publike dhe është përgjegjës për aftësimin e përgjithshëm të shërbyesve civil të Kosovës. Më 10 shtator 2008, Qeveria e Kosovës me vendimin 04/35 ka përcaktuar shkallët dhe mënyrën e kompensimit të trajnerëve të angazhuar në IKAP. Sipas këtij vendimi të Qeverisë, trajnerët ndahen në tri kategori dhe marrën kompensim si vijon: trajnerët e kategorisë së parë kompensohen me nga 120 Euro bruto, trajnerët e kategorisë së dytë me nga 100 Euro bruto dhe trajnerët e kategorisë së tretë kompensohen me nga 80 Euro bruto.
Në mbledhjen e 113-të të Qeverisë së Kosovës ky vendim i marrë në shtator është plotësuar edhe me një pikë: 'trajnerët e angazhuar e që kanë statusin e nëpunësit civil kanë të drejtë të marrin kompensim.” IKAP për 2010 ka një buxhet të përgjithshëm prej 131,562 Euro, prej të cilave 64,465 euro janë të destinuara për paga dhe mëditje. Për shkak se nuk janë paraparë me buxhet të 2010 kompensimet e trajnerëve që janë edhe nëpunës civil, kompensimi i tyre do të bëhet nga kategoria mallra dhe shërbime.