Në mbledhjen e 111-të Qeveria e Kosovës ka ndarë 100,000 Euro për mbulimin e shpenzimeve për realizimin e kalendarit të ngjarjeve dhe aktiviteteve për shënimin e 100 vjetorit të lindjes së Nënës Terezë – Gonxhe Bojaxhiu. Mjetet ndahen nga rezervat e Qeverisë dhe barten në programin 'përkrahje kulturës” të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Gonxhe Bujaxhiu (Nënë Tereza) ka lindur më 26 gusht 1910. Manifestimet e organizuara nga Ministria e Kulturës nën programin 'Viti i Nënës Terezë” do të mbahen në gusht 2010.