Më 15 nëntor do të mbahen zgjedhjet në 36 komuna

29/09/2009

Që nga viti 2000, në Kosovë janë mbajtur tri palë zgjedhje lokale. Ato janë organizuar në 30 komuna të Kosovës. Këtë vit, zgjedhjet lokale do të mbahen në 36 komuna: 30 komunat ekzistuese, 3 komunat të cilat ishin formuar më 2005 si pilot-njësi komunale (Juniku, Mamusha dhe Hani i Elezit), si dhe në tri komunat tjera që dalin si komuna në vete në bazë të Pakos së Ahtisaarit (Ranillug, GraÇanicë dhe Kllokot). Zgjedhjet për komunën e Parteshit dhe Mitrovicës Veriore do të mbahen më vonë, kur të përmbushen kushtet. Kështu ka vendosur z. Sadri Ferati, Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, njëkohësisht edhe Kryesues i Grupit Ndërministror për Decentralizim, vendim i cili ka marrë mbështetje edhe nga Kabineti Qeveritar në mbledhjen e 18 shtatorit.