Pas më shumë se një viti nga ndalimi i veprimtarisë së të gjithë Bartësve Privatë të Arsimit të Lartë në Kosovë (BPrAL), përveÇ Universitetit Amerikan në Kosovë, Qeveria e Kosovës vendosi për akreditimin e 11 BPrAL.
Ky vendim i Qeverisë bazohet në rekomandimet e Këshillit Kombëtar të Cilësisë të Agjencionit Kosovar për Akreditim.
Në maj të vitit 2008, Këshilli Britanik i Akreditimit, i angazhuar nga Ministria e Arsimit për të vlerësuar BPrAL, kishte dhënë rekomandimin se përveÇ Universitetit Amerikan në Kosovë (AUK), asnjë tjetër BPrAL nuk i plotëson kushtet për t'u licencuar ose akredituar në bazë të Ligjit mbi Arsimin e Lartë. Menjëherë pas kësaj, BPrAL filluan lëvizjet në drejtim të bashkimit të dy e më shumë institucioneve, përforcimin me kuadro, investime në hapësira të reja, etj.
Një vit më vonë, pas një procesi njëvjeÇar vlerësimi, Agjencioni Kosovar për Akreditim i propozoi Qeverisë së Kosovës institucionet të cilat i kishin plotësuar kushtet për t'u akredituar.
Sipas vendimit të Qeverisë 01/73, asnjë BPrAL nuk i plotëson kushtet për t'u akredituar si 'Universitet”. Titulli më i lartë që mund ta kenë këto institucioneve është 'Kolegj”. Ky emërtim u takon atyre BPrAL të cilat i kanë plotësuar standardet dhe kriteret e parapara me Ligjin mbi Arsimin e Lartë dhe udhëzimet përkatëse administrative.
Në përputhje me rekomandimet e KKC të AKA, titullin 'Kolegj” e bartin këta BPrAL: 'AAB-Riinvest”, 'FAMA”, 'UBT”, 'ISMI – Instituti për Studime të Menaxhmentit Internacional”, 'Victory” dhe 'Iliria”. Kurse Çdo BPrAL i cili i ka plotësuar kushtet pjesërisht, licencohet me kusht dhe merr titullin 'Institut”. Sipas vendimit, si 'Institute” akreditohen këto institucione: 'Universum”, 'Pjetër Budi” dhe 'Biznesi”. Emërtimin i tretë dhe i fundit që një BPrAL mund ta ketë është 'Shkollë e Lartë Profesionale”. Sipas rekomandimeve të KKC të AKA dhe vendimit të Qeverisë së Kosovës, 'Shkolla të Larta Profesionale” janë: 'Tempulli”, 'Evolucion” dhe 'Design Factory”.
Çdo kolegj mund të regjistrojë deri në 500 studentë të rinj në vit. Vetëm kolegjeve u lejohet që të zhvillojnë studime edhe në nivelin master dhe të pranojnë deri në 50 studentë në vit. Institutet mund të regjistrojnë deri në 250 studentë në vit. Në vendim të Qeverisë ceken edhe drejtimet që janë licencuar për Çdo BPrAL.
Tabela më poshtë pasqyron institucionet e akredituara, llojin e akreditimit, fushat e studimeve të akredituara dhe numrin e studentëve që mund të pranojnë në vit.
Asnjë BPrAL nuk mund të organizojë studime doktorature. Po sipas vendimit, së shpejti pritet të merret vendimi edhe për akreditimin e BPrAL 'Dardania”, që është në proces të vlerësimit si kolegj. Vendimi nuk flet asgjë për vlerën e diplomave që këto tri lloje të institucioneve mund të lëshojnë. Nuk dihet me saktësi nëse diploma që lëshohet nga kolegjet do të ketë barasvlerën me atë që lëshohet nga institutet. MASHT dhe AKA janë të obliguara që të mbikëqyrin zbatimin e këtij vendimi dhe nëse një BPrAL nuk e respekton këtë vendim, atëherë do të merren masa për heqjen e licencës së atij institucioni.